Ata janë çift në jetë, por edhe në skenë. Në studion e Rudinës rrëfyen detaje për ngjitjen e një prej perlave të baletit “Liqeni i Mjelmave” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe marrdhënien me të birin 9 vjeçar, Roan ka kërcyer bashkë me prindërit e tij në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve, një dhunti e trashëguar prej tyre, por që tani për tani nuk është se e ka primare.
“Roani aktivizohet me aktrim në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Kërcimi i pëlqen ta bëjë për qejf e shoh në shtëpi që lëshon muzikë dhe fillon ta intepretoje një pjesë baleti, ose të gjithë baletin që vjenddhe e shikon tek ne dhe e riekzekuton në shtëpi. Ka goxha të dhëna, mua më pëlqen që ta bënte , por nuk … Roani ka goxha fantazi, sepse e shikoj se si krijon lëvizjet që do të bëjë, ka sharm, ka stil kur kërcen, në aktrim është mirë ta bëjë sa herë të dojë, por u është përkushtuar sporteve, futbollit dhe tenisit”, thotë Enada, duke sqarur se e mira është që individi që dëshiron të merret me balet duhet ta fillojë që në moshën 5-vjeçare, atëherë kur gjymtyrët kanë filluar që të jenë të formuara, që të mos krijohet asnjë problem muskular.
Të pyetur nëse Roani do të bëhet me një vëlla ose motër, Gerdi thotë: “Nuk besoj, sepse mosha ka bërë të veten, edhe profesioni gjithashtu, dhe ndosha është tepër vonë.”
Ndërsa Enada shton, “Ai ka nipin dhe mbesën e Gertit, ka mbesën time, kështu që janë së bashku. Nuk ka më mirë sesa të kishte edhe një vëlla dhe një motër, por nuk e kemi në plan, le të themi të vërtetën”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.