Marrëdhënie

April 13, 2017 | 10:47

A kanë plane për një fëmijë tjetër çifti Enada dhe Gerd Vaso?

Ata janë çift në jetë, por edhe në skenë. Në studion e Rudinës rrëfyen detaje për ngjitjen e një prej perlave të baletit “Liqeni i Mjelmave” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe marrdhënien me të birin 9 vjeçar, Roan ka kërcyer bashkë me prindërit e tij në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve, një dhunti e trashëguar prej tyre, por që tani për tani nuk është se e ka primare.

1

“Roani aktivizohet me aktrim në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Kërcimi i pëlqen ta bëjë për qejf e shoh në shtëpi që lëshon muzikë dhe fillon ta intepretoje një pjesë baleti, ose të gjithë baletin që vjenddhe e shikon tek ne dhe e riekzekuton në shtëpi. Ka goxha të dhëna, mua më pëlqen që ta bënte , por nuk … Roani ka goxha fantazi, sepse e shikoj se si krijon lëvizjet që do të bëjë, ka sharm, ka stil kur kërcen, në aktrim është mirë ta bëjë sa herë të dojë, por u është përkushtuar sporteve, futbollit dhe tenisit”, thotë Enada, duke sqarur se e mira është që individi që dëshiron të merret me balet duhet ta fillojë që në moshën 5-vjeçare, atëherë kur gjymtyrët kanë filluar që të jenë të formuara, që të mos krijohet asnjë problem muskular.

1 Të pyetur nëse Roani do të bëhet me një vëlla ose motër, Gerdi thotë: “Nuk besoj, sepse mosha ka bërë të veten, edhe profesioni gjithashtu, dhe ndosha është tepër vonë.”

Ndërsa Enada shton, “Ai ka nipin dhe mbesën e Gertit, ka mbesën time, kështu që janë së bashku. Nuk ka më mirë sesa të kishte edhe një vëlla dhe një motër, por nuk e kemi në plan, le të themi të vërtetën”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top