Pika referimi

April 13, 2017 | 9:57

Përse i rikthehemi shpresës?

Njeriu është një promotor i shpresës në përditshmërinë e tij, aq sa edhe në çastet më kritike, sërish arrin t’i ekuilibrojë pasiguritë dhe lodhjen. E përmendim në çdo situatë dhe i mbyllim problemet me të vetmen fjalë, … ka shpresë!

Nga Dorina Hoxha Publiciste

Nga Dorina Hoxha
Publiciste

Të pasurit shpresë do të thotë, të jesh i mbushur me vullnet për të ëndërruar dhe njëkohësisht për të vepruar, për të realizuar inciativat dhe idetë. A është e thjeshtë që në përditshmërinë tonë të ruash të njëjtin intensitet ndjesie të të shpresuarit?

Historia dhe aktualiteti na tregojnë se në kohë krize të rendit botëror, shpresa klith si nevojë atje ku luftohet, dhe si depresive atje ku ajo derdhet.

Në të vërtetë kur flasim për shpresën, ne njëkohësisht nënkuptojmë të ardhmen. Në këtë mënyrë shpresa është projektimi i ideve dhe dëshirave tona në të ardhmen. Sirianët shpresojnë për mbarimin e luftës në vendin e tyre. Shqiptarët shpresojnë për vettingun, një luleshitës shpreson të shesë buqeta lulesh, një nxënës shpreson të arrijë rezultate të mira, një i sëmurë shpreson në kurimin e sëmundjes, një lypës shpreson për qindarka. Shpresa në të shumtën e rasteve lidhet ngushtësisht me plotësimin e nevojave fizike, dëshirave, ideve dhe kreativitetit personal të çdokujt. Koncepti i shpresës nënkupton gjithashtu edhe konceptin e së mirës. Njeriu kërkon të shpresojë në gjërat e mira, rrallë ndodh të shpresosh të kundërtën që nuk është natyrën e zakonshme njerëzore. Shpresa nis edhe nga varret. Të shpresuarit është procesi më i komplikuar psikologjik që të gjithë shkasim në kurthin e spirales për të humbur rrugës.

Foto është realizuar nga Mariola Mocka

Foto është realizuar nga Mariola Mocka

Të shpresosh, mësohet apo fitohet?!

Perceptimet mbi shoqërinë janë të larmishme, por gjithnjë kërkojmë një shembull ilustrues për të kuptuar se përse i rikthehemi ‘shpresës’ ?…

Në përditshmëri ndodh të dëgjojmë frazat: “Nuk kam më shpresë se do të…”; “Nuk shpresoj më për këtë gjë…”; “ Kam humbur shpresën për të…” etj. Pavarësisht këtyre frazave që dëgjojmë nga miqtë për problemet dhe shqetësimet e tyre të brendshme, vërejmë se ende i rikthehemi shpresës, këtij ushqyesi shpirtëror për të nesërmen (përjashtojmë këtu rastet depresive për trajtim psikologjik).

Në natyrën njerëzore për çdo situatë jetësore ka një mbivendosje të ndjenjës së të shpresuarit. Përfytyrojeni procesin e të shpresuarit si kurbën e një elektrokardiogrami, vetëdijshëm do të pyesni veten: ‘Përse i rikthehemi shpresës?!’

Religjioni kësaj pyetjeje i përgjigjet nëpërmjet LUTJES.

Lutja është vendtakimi i ideve të projektuara për të ardhmen e tyre, që sot është e djeshmja ose e tashmja e tyre e pashmangur. Sa herë nuk kemi besuar në lutje, e sërish në dëshpërimin më të thellë të shpirtit i jemi kthyer lutjes, sepse shpresa qëndron mbi pëllëmbën e dorës sonë njëlloj si një ‘mollë Newton-i’ në kërkim të rënies së lirë.

Mos e humb forcën për të shpresuar, për të ruajtur ekuilibrin e dashurisë që ndodhet mbi pëllëmbën e dorës suaj. Mos iu ngadhënje vdekjes në këtë mënyrë, vdekja kërkon më tepër dinjitet. Nëse qëllimi yt për të këputur një lule qëndron në përfitimin e kënaqësisë që shpreson se do të përfitosh nga bukuria e saj, vështro në vete shpresën e thyer të lules së këputur dhe përpiqu të kuptosh arsyet se përse i rikthehemi shpresës…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top