FB

July 21, 2022 | 9:30

A na bëjnë disa tinguj të ndjejmë më pak dhimbje?

Një studim i kryer te minjtë heton vetitë analgjezike të disa tingujve, të cilët ndërhyjnë në nivelin nervor duke reduktuar perceptimin e dhimbjes në tru.

1Dimë që nga vitet 1960 se muzika ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve akute dhe kronike te njerëzit: ajo që ishte e paqartë deri më tani, ishte se si truri e shkaktoi këtë analgjezi ose reduktim të dhimbjes. Tani një studim te minjtë zbulon se tingujt me intensitet të ulët veprojnë në nivelin nervor, duke reduktuar aktivitetin e neuroneve që ndjejnë dhimbjen në talamus, një strukturë e sistemit nervor qendror. Zbulimi, theksojnë studiuesit, mund të ndihmojë në zhvillimin e metodave të reja për të reduktuar dhimbjen në të ardhmen, të cilat janë më të sigurta dhe më pak invazive se ato aktuale. Rezultatet e provave u publikuan në Science.

l

Për të zvogëluar dhimbjen e putrave të përflakura, studiuesit luajtën tre lloje të ndryshme tingujsh një grupi minjsh: një pjesë muzikë klasike, një rregullim i pakëndshëm i së njëjtës pjesë dhe zhurmë e bardhë (një lloj shushurimë e vazhdueshme). Çuditërisht, të tre tingujt, kur riprodhoheshin me intensitet të ulët në krahasim me zhurmën e sfondit (me një vëllim të ngjashëm me një pëshpëritje) reduktuan ndjeshmërinë ndaj dhimbjes tek brejtësit.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, rritja e intensitetit të tingujve nuk kishte efekt analgjezik tek minjtë: “U befasuam kur pamë se ajo që kishte rëndësi ishte intensiteti i zërit, dhe jo lloji i tij ose nëse ishte i këndshëm apo jo”, nënvizon Yuanyuan Liu, një nga autorët e studimit.

 

Studiuesit më pas hetuan se çfarë ndodhi në nivelin nervor në trurin e brejtësve dhe panë se tingulli fillimisht pranohej dhe përpunohej në korteksin dëgjimor, dhe më pas kaloi në talamus, një strukturë që vepron si një lloj stacioni radiofonik për marrjen e sinjale shqisore, duke përfshirë dhimbjen. Tek minjtë, zhurma e bardhë zvogëloi aktivitetin e neuroneve që merrnin sinjalin e dhimbjes në talamus, duke rezultuar në një efekt analgjezik.

Është e rëndësishme të mbani mend se eksperimenti deri më tani është kryer vetëm te kafshët dhe se truri i njeriut mund të funksionojë shumë ndryshe: “Nuk e dimë nëse muzika ka ndonjë kuptim për brejtësit, por sigurisht që hyn në lojë për njerëzit si komponentë të ndryshëm emocionalë”, thekson Liu. Në të ardhmen do të jetë e rëndësishme të kuptojmë nëse dhe sa vlen zbulimi për njerëzit dhe nëse disa aspekte, si p.sh. kënaqësia apo harmonia e zërit ndikojnë në uljen e dhimbjes.

 

Përgatiti O.T | Burimi Focus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top