FB

January 21, 2022 | 8:18

A paguajnë ende prindërit për dasmat e fëmijëve? A duhet ta bëjnë akoma këtë? Ja çfarë thonë ekspertët

Martesa është një nga ditët më të lumtura në jetën e një personi. Të rrethuar nga familja dhe miqtë, ju angazhoheni me të dashurin tuaj në një dhomë të mbushur me gëzim, të qeshura dhe dashuri. Tingëllon e thjeshtë, por dasmat janë shpesh çështje të ndërlikuara dhe të shtrenjta. Nga fustanet tek ushqimi, lulet dhe pijet, kostoja rritet shpejt. Por, në vitin 2022, a paguajnë prindërit ende për dasmat e djemve dhe vajzave të tyre të dashura?

3Apo është nocioni i vjetruar, i padrejtë dhe i pamundur?

Planifikuesja angleze e dasmave Amanda Wheal thotë se po bëhet gjithnjë e më pak traditë. Dhe në optikën e saj, sikundër po bëhet e ngjashme edhe në vendin tonë, “Me siguri nuk është aq e zakonshme sa ka qenë,” thotë ajo. “Ka arsye financiare dhe sociale për këtë.

“Megjithëse kostoja mesatare e një martese në Mbretërinë e Bashkuar  është rreth 25,000 deri në 30,000 £, (tek ne kjo vlerë shkon në euro) kjo është thjesht një mesatare dhe shumë çifte shpenzojnë më pak se kaq. “Koha nga fejesa deri tek dita e dasmës, për një përqindje të lartë çiftesh është nga 13 deri në 24 muaj dhe kjo ndodh sepse atyre u duhet kohë për të planifikuar dhe më e rëndësishmja, kohë për të kursyer për dasmën. Tani vlerësohet se 50% e çifteve janë përgjegjës për 80% të kostove të dasmës së tyre.

Pritshmëritë rreth pagesës së dasmave

Amanda vëren se shumë çifte shpresojnë që prindërit ose familjet e tyre të kontribuojnë në kosto në njëfarë mënyre. “Me disa ka një pritshmëri, por nuk ka asnjë detyrim që duhet të jetë financiar”, shpjegon ajo. “Jam e sigurt se shumë çifte do të shpresonin për një ndihmë financiare, por nuk duhet të jetë kështu.”

Qasja e çështjes mund të jetë e vështirë, por Amanda u kërkon çifteve të mos supozojnë automatikisht se prindërit do t’i ndihmojnë me shpenzimet.

 

Mund të ketë pritshmëri të pashprehura

“Do të ishte mirë të mendosh që pasi të shpallet fejesa, prindërit të ofrohen menjëherë për të ndihmuar financiarisht, dhe në disa raste kjo ndodh”, thotë ajo. “Nëse nuk ndodh, çiftet nuk duhet të supozojnë automatikisht se prindërit do të ndihmojnë dhe ata nuk duhet të supozojnë se as nuk do ta ndihmojnë. Në ditët e para të planifikimit të dasmës dhe madje edhe më tej, askush nuk dëshiron të ofendojë apo mërzitë askënd dhe kjo ndonjëherë mund t’i bëjë gjërat më të thjeshta ose shumë të komplikuara.’

Amanda këshillon që çiftet duhet t’i studiojnë mirë planet e tyre të dasmës, të qëndrojnë brenda buxhetit dhe të zgjedhin vetëm atë që mund të përballojnë. “Planifikoni dhe zgjidhni ku dëshironi të shpenzoni dhe ku jo”, sugjeron ajo.

02

Si të kërkoni nga prindërit të kontribuojnë në dasmën tuaj

Nëse planifikoni t’u kërkoni prindërve ndihmë për të bërë martesën, komunikimi është thelbësor. “Komunikimi duhet të jetë i sinqertë në mënyrë që të mos ketë keqkuptime”, thotë ajo. “Sugjerohet që çiftet të pyesin nëse prindërit do të donin të kontribuonin në vlerë monetare në një kuptim të përgjithshëm. Kjo u jep prindërve më shumë opsione, në mënyrë që ata të mund të ofrojnë një shumë të caktuar, ose një përqindje të vlerës së shpenzimeve. Ata mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të menduar rreth kësaj, ose në disa raste mund të ofrojnë t’ju japin paratë hua.”

Megjithatë, Amanda thotë gjithashtu të merrni parasysh situatën financiare të prindërve tuaj. Është e padrejtë të mendohet se ata do të kontribuojnë nëse financiarisht janë nën presion.

1

Dasma e fshehtë

Planifikuesja e dasmave Liz Taylor pajtohet dhe thotë se ka shumë mënyra të tjera në të cilat familja mund të ndihmojë. “Ndoshta ata mund të ofrojnë për të organizuar një pjesë të ditës,” thotë ajo. “Nëse mamaja është një bukëpjekëse e mrekullueshme, ajo mund të prodhojë tortën e dasmës. Një hallë ose xhaxha mund të jetë në gjendje të ndihmojë me aranzhimet me lule. Pra, kontributi nuk duhet të jetë gjithmonë në para.

“Në vend të kësaj, mund të jetë mirësi.”

Ajo gjithashtu thotë se çiftet duhet të jenë të qartë me familjen e tyre që në fillim, por e rëndësishme është që ata të jenë të përfshirë.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi metro.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top