Çdo gjuhë ka mënyrën e vet të shprehjes së konceptit të dashurisë; në frëngjisht ka 100 forma foljore, në varësi të ndjenjës që dëshiron të shprehësh, arabishtja ka 60 dhe japonishtja 3. Të thuash “të dua”, megjithatë, përdoret gjithnjë e më pak…
Sipas disa kërkimeve, fjala “Të dua” nuk përdoret më tek të dashuruarit e sotëm dhe ata që e thonë e bëjnë gjithmonë më vonë dhe me shumë vështirësi, shpesh për shkak se ndihen të detyruar ndaj partnerit që përdor këtë shprehje në vend të kësaj. Por cilat janë arsyet?
Mungesa e komunikimit emocional?
Vitet e fundit jemi dëshmitarë të një varfërimi të komunikimit emocional dhe afektiv për shkak të mjeteve të reja teknologjike dhe komunikuese. Le të mendojmë për celularët dhe kompjuterët: të gjithë janë të pajisur me emoticon dhe smiley që përdoren shpesh në vend të fjalëve, dhe kjo jo vetëm për komunikime të zakonshme, por edhe për të shprehur ndjenjat.
Në raste të tjera, pamundësia për të thënë “të dua” lidhet me frikën e lidhjes në një mënyrë serioze dhe përfundimtare.
Frika ta lësh të shkojë
Shumë herë fjala “Të dua” nuk përdoret për shkak të ndrojtjes dhe introversionit që pengojnë të shprehen ndjenjat; në raste të tjera frika lidhet me lëshimin e tepërt, gjë që shihet si shenjë dobësie dhe jo fuqie; nëse dikur ishte thjesht shprehja që përdorej për të deklaruar ndjenjat, sot ato janë dy fjalë që tregojnë planifikim dhe synim për të ndërtuar diçka.
Më në fund ka njerëz që janë zhgënjyer nga përvojat e kaluara dhe tani reflektojnë për një kohë të gjatë përpara se të shprehin dashurinë e tyre.
Mos prisni, por vëzhgoni më shumë
Shprehja e ndjenjave nuk duhet kërkuar asnjëherë, edhe nëse në çift ndodh shpesh që njëri nga dy partnerët të këmbëngulë që tjetri të thotë atë që dëshiron të dëgjojë. Është një gabim i madh pasi nevojiten për këto fjalë për të konfirmuar se jeni të dashur. Ka njerëz që për karakterin apo edukimin e tyre nuk janë të prirur të thonë “të dua”, por e shprehin këtë ndjenjë me gjeste, vëmendje dhe dashamirësi. Është e kotë të këmbëngulësh, është më mirë të pranosh diversitetin e tjetrit dhe të vlerësosh faktet sesa fjalët.
Kujdes nga ata që abuzojnë me të
Ndërsa nga njëra anë të thënit “të dua” rrit vetëvlerësimin dhe konsolidon marrëdhënien, edhe pas shumë vitesh që janë bashkë, ata që abuzojnë me këtë shprehje shpesh fshehin një ndjenjë të brishtë ose inekzistente. Edhe ata që e thonë në fillim të një lidhjeje janë për t’u frikësuar, sepse ndoshta e bëjnë këtë për të mposhtur një gjahun hezitues (në rastin e burrave grabitqarë). Së fundi, ka njerëz që e përsërisin vazhdimisht me shpresën për t’u kthyer, duke mos kuptuar se në këtë mënyrë vetëm shprehin shumë pasiguri dhe në planin afatgjatë as nuk u besohet më.
Burimi amando.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.