Këshilla & Arsye

March 3, 2018 | 13:40

Si të përballoni “krizën e katërt të jetës”?

Jemi të mësuar me idenë që kriza kap më shumë shtatëdhjetëvjeçarët, por sipas një studimi të ri të kryer nga LinkedIn, sot ekziston një gjendje tjetër krize, e cila përfshin punonjësit që janë midis 20 dhe 30 vjeç. Pothuajse tetë profesionistë të rinj nga dhjetë (78%), thanë se u prekën nga e ashtuquajtura “krizë e katërt e jetës”, gjë që i detyroi ata të rishikojnë rrugën e tyre profesionale dhe zgjedhjet e tyre personale edhe në mënyrë radikale në disa raste.

Studimi ka përfshirë 2.000 njerëz të moshave ndërmjet 25 dhe 33 vjeç për lancimin e instrumentit të ri LindedIn, i quajtur Këshilla e Karrierës, tregoi se shumica e të rinjve nën 30 vjeç janë prekur nga kjo krizë rreth moshës 28 vjeçare (33% ) dhe ankthi i madh se si do ta përballojnë këtë periudhë i ka bërë ata të mos jenë të aftë të gjejnë një punë që vwrtet u pëlqen (43%), e ndjekur edhe nga mungesa e një stili jete që i kënaq ata (41%) dhe të mos jenë në gjendje të blejnë një shtëpi (33%). Stresi që provokojnë këta faktorë është edhe më i madh se stresi kur mbetesh pa punë (29%) apo kur je single (31%), duke demonstruar një ndryshim thelbësor në prioritetet e këtij brezi.

Për të ndihmuar profesionistët e rinj që të ndjekin këtë drejtim dhe të mos humbasin këtë mundësi, LinkedIn ka vendosur t’iu japë disa këshilla të dobishme:

Mos e krahasoni veten me të tjerët

Bëni një hap prapa dhe identifikoni rrugën e duhur

Jini të sjellshëm me veten

Bisedoni me të tjerët

Bëni kërkime

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top