Këshilla & Arsye

September 26, 2017 | 11:48

A po i dëmtojmë fëmijët duke u thënë se janë të zgjuar? Një studim i ri thotë po!

Unë u them fëmijëve të mi se sa të bukur dhe të zgjuar ata janë, ndoshta çdo ditë. Kështu që unë jam një prind i mrekullueshëm, apo jo? Jo, sipas një studimi të ri në Psikologji, që thotë se komplimentimi i fëmijëve tuaj në këtë mënyrë mund të ketë “pasoja të padëshiruara” përveçse t’i bëjë ata të ndihen mirë për veten e tyre.

1

Në fakt, hulumtuesit pohojnë se përgëzimi i inteligjencës së një fëmije mund të dëmtojë në të vërtetë motivimin për arritje. Por kjo nuk është e gjitha; fëmijëve që iu thuhet se janë të zgjuar, mund të kenë më shumë gjasa të kopjojnë në shkollë.

Për të arritur konkluzionet e tyre, studiuesit përfshinë në studim 300, 3-5 vjeçarë në Kinë për të luajtur një lojë me një mësues.

Fëmijët u ndanë në tre grupe. Në grupin e parë u përgëzua inteligjenca, në grupin e dytë u përgëzuan përpjekjet dhe në grupin e tretë nuk u bë asnjë përgëzim nga mësuesi. Pasi mësuesi doli nga klasa dhe la grupin në lojë me instruktorin, u vu re se grupi që u ishte thënë se ishin të zgjuar, ishte ai që kopjoi apo bëri më shumë hile gjatë lojës krahësuar me dy grupet e tjera.

Natyrisht, bashkëautorja e studimit, Gail Heyman, pranon: “Është e zakonshme dhe e natyrshme t’u thuhet fëmijëve se janë të zgjuar“. Ajo shtoi: “Ajo që tregon studimi ynë është se dëmi mund të shkojë përtej motivimit dhe të shtrihet në fushën morale. Kjo e bën një fëmijë më të gatshëm të mashtrojë për t’u bërë të mirë.Ne duhet të mundohemi që fëmijët të ndjehen mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe specifikë në përgëzimet që u bëjmë. Vetëm kështu mundet që përgëzimi të shkojë në drejtimin e duhur dhe të sjellë rezultatet pozitive”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top