*Dr. Lusjana Muskaj dhe Dr. Ardi Abazi
Zgjedhja e një klinike dentare, është një nga hapat më të rëndësishëm për dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur estetikisht. Dallimi bëhet i dukshëm, veçanërisht pas një transformimi 360 gradë, si ai në këto punime të realizuara me mjeshtëri në Abazi Dental & Aesthetic Center në qytetin e Fierit.
Shumë pacientëve, me vështirësi nga të gjitha llojet, u ka ndryshuar jeta falë shërbimeve dhe terapive të specializuara në këtë klinikë, të drejtuar prej 12 vitesh nga Dr.Ardi Abazi dhe Dr.Lusjana Muskaj. Ata janë dy profesionistë të fushës dhe njëherësh bashkëshortë. Një zgjedhje që ka ndihmuar në arritjen e pritshmërive profesionale dhe bashkëndarjen e çdo sfide të vështirë.
Një angazhim i përbashkët në Abazi Dental & Aesthetic Center që ka rezultuar i suksesshëm, me zgjerimin e kufijve profesionalë, përmes zhvillimit të turizmit dentar rreth botës. Fokusi i klinikës Abazi qëndron në dhënien e një shërbimi shëndetësor cilësor, jo vetëm në diagnostikimin dhe mjekimin e rasteve klinike, por duke i dhënë rëndësi të veçantë edhe përmirësimit të estetikës dentare. Kjo arrihet nëpërmjet risive siç janë: kurorat mbi implante, dixhitalizimi i procedurave të ndryshme dentare, kurorat dhe fasetat E max. Këto të fundit duke ruajtur strukturën dhe vitalitetin në dhëmbët përkatës. Abazi Dental & Aesthetic Center siguron që mosha juaj, shëndeti dhe bukuria të reflektojnë përsosmërinë që zotëroni.
Çfarë realizohet në kabinetin Abazi Dental & Aesthetic Center?
Në klinikën tonë kryhen të gjithë procedurat e nevojshme dentare. Ekzaminimi radiologjik (grafia dentare) është një mjet ndihmës diagnostikues të cilin ne e kemi në funksion të pacientit dhe shërbimit që do të kryejë. Gjithashtu bashkëpunimi me laboratorët dentarë më të kualifikuar në vend zë një rëndësi të veçantë në ecurinë e punimeve tona protetike dhe estetike.
Dentistria ka interes të shprehur në masë, kjo falë dhe përhapjes së turizmit dentar. Si e gjeni veten të pozicionuar?
Është shumë e vërtetë që vitet e fundit kujdesi për shëndetin oral ka fituar një prioritet mjaft të dukshëm në krahasim me vitet paraardhëse. Kjo si rrjedhojë e informacioneve të shumta që pacientët marrin kryesisht online dhe nëpërmjet rrjeteve sociale në veçanti. Sigurisht këto burime dhe kanale informacioni tërheqin goxha pacientë jo vetëm brenda por dhe nga jashtë vendit. Turizmi dentar është një ndër ato mundësi që ofrojnë këto rrugë informacioni. Në klinikën tonë turizmi dentar zë një vend të konsiderueshëm në praktikën e përditshme. Pacientët tanë jashtë vendit vijnë kryesisht nga Italia, që është fqinj me ne, Anglia, Gjermania dhe vende të tjera të Europës.
Një numër të madh pacientësh kemi dhe nga Amerika me të cilët funksionojmë me anë të rezervimit të orareve disa muaj më parë për shkak dhe të distancës së largët dhe pamundësinë për t’i ndjekur në një kohë të shkurtër, por pa lënë mënjanë dhe pacientët tanë besnikë vendas që na kanë besuar shëndetin prej vitesh, të cilët kanë një rëndësi të veçantë në shërbimet tona ndaj nevojave të tyre për mbarëvajtjen e kujdesit dentar.
Cilat janë problemet që hasni te pacientët, dhe përpos kësaj, çfarë shërbimesh kërkohen më shumë?
Problematikat dentare qe ne hasim janë të shumta. Pjesa më madhe e kanë fillesën nga kujdesi jo i rregullt dhe neglizhenca me higjienën dentare. Të gjitha këto çojnë në krijimin e kaviteteve karioze (prishja e dhëmbëve) në moshat e hershme, të cilat shoqërohet me humbje dhëmbësh dhe anomali të ndryshme skeletike kryesisht tek fëmijët. Pjesa dërrmuese e tyre kanë nevojë të trajtohen me aparate ortodontike fikse dhe të lëvizshme për drejtimin e dhëmbëve. Ky është një shërbim që kërkohet jo pak nga kjo kategori pacientësh, të cilën ne e ofrojmë në klinikën tonë me mjekë të specializuar në vend (në bashkëpunim dhe me specialistë italianë).
Implantologjia është kryefjalë gjithashtu e kohëve të sotme. Pse arrijmë deri këtu?
Kirurgjia implantare është një alternativë shumë e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar si në pacientë të moshave të reja dhe tek ata të rritur. Për sa i përket moshave madhore problematika më shpesh e hasur është mungesa e një numri të madh dhëmbësh në harkadën dentare. Gjithashtu dhe edentulizmi (mungesa e plotë e dhëmbëve) tek pacientët geriatrikë (mosha e tretë). Këto procedura kërkojnë trajtim protetik të lëvizshëm ose fiks me anë të protezave mbi implante. Pavarësisht mundësive që implantet dentare na ofrojnë, duhen marrë masat që pacientët mos të shkojnë deri në këtë stad. Kjo parandalohet dhe arrihet kryesisht me vizitat periodike 6-12- mujore te mjeku stomatolog.
Një faktor shumë i rëndësishëm që duhet theksuar është futja e kurrikulave mësimore për edukimin e kujdesit dentar që në klasat fillore. Kjo do luante një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe parandalimin e pjesës më të madhe të problematikave që përmendëm më sipër.
Cila janë risitë në shërbimet dentare që ofroni?
Në përfitimet e një shëndeti dentar përveç mjekimeve përkatëse, e rëndësishme është dhe arritja e një estetike në tërësi. Një ndër risitë përveç procedurave digjitale në implantet dentare që ne ofrojmë, është dhe estetika moderne e pjesës përreth fytyrës e cila përfshin: rimodelimin e buzëve pas proceseve transformuese të estetikës dentare, përmirësimin e pamjes së pacientit në zonat përreth fytyrës me anë të acidit hialunorik ose fillerave dermalë të firmave prestigjioze që ne përdorim. Të gjitha këto aplikohen nga mjekja stomatologe e klinikës tonë, Dr.Lusjana e cila zotëron disa kualifikime dhe trajnime të mirëfillta me specialistët më në zë për çdo shërbim përkatës të këtyre procedurave estetike. Duke shtuar këtu dhe njohuritë e përgjithshme anatomike të fytyrës që doktoreshë Lusjana zotëron si mjeke stomatologe.
Profesionalizmi mbështetet fort edhe nga teknologjia e përparuar. Është kjo një armë e fortë e juaja?
Sigurisht, teknologjia është një faktor shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe cilësinë e shërbimeve. Siç janë aparaturat moderne në endodonti, protetikë, implantet dentare etj. Posedimi i teknologjisë në klinikën Abazi dhe vënia në punë e saj në shërbimet tona, na ka ndihmuar shumë në suksesin dhe cilësinë e punës.
Adresa: Rruga “Jakov Xoxa” – Përballë TV Kombi, kati i 2-të, Fier
e-mail: [email protected]
+355 69 271 7268
+355 69 836 8592
Facebook Abazi Dental & Aesthetics Center
Instagram abazi_dental_aesthetics_center
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.