FB

December 16, 2021 | 8:50

ADC, klinika elitare për shëndetin oral

Nëse do të kuptosh rëndësinë e një sipërmarrjeje, hap dyert dhe vëzhgo se me çfarë përkushtimi punohet aty. E padyshim do të marrësh përgjigjen që do. Nga kjo qasje më erdhi në kujtesë takimi i parë me klinikën Allushi Dental Center. Një super klinikë me të gjithë parametrat e një qendre moderne dentare, ku porta hyrëse priste dhe përcillte sipas shërbimeve të kërkuara klientë në zonën e njohur në Mëzez Fushë. Një nyje në fakt lidhëse mes qyteteve të qarkut Tiranë, por pse jo edhe për shumë turistëve të huaj që fare pranë aeroportit Nënë Tereza kanë klinikën që i mirëpret në çdo kohë.

adc

E konceptuar si një qendër e madhe dentare, Allushi Dental Center ka 4 salla terapie, 1 sallë kirurgjie, me korrektesë për çdo afat dhe kërkesë të pacientit, staf miqësor, teknologji dentare të fjalës së fundit dhe çmime tejet konkurruese në treg.

Kjo qendër dentare ofron shërbime standard në: Terapi; Ortopedi-Proteza & Ura; Ortodonci – Drejtim me Broketa gjermane dhe me metodën e padukshme; Kirurgji, nga ku shërbehet me profesionalizëm në ekstraksione të vështira, kistet, shtimet kockore me kockë artificiale me PRF që merret me gjakun e vetë pacientit, e nga ku formohet membrana; Implantologji të nivelit të lartë dhe me garanci – zëvendësim i dhëmbëve me implante cilësore; Proteza dhe Ura porcelani. Trajtohen gjithashtu sëmundjet e dhëmbëve, si Kaviteti i Gojës, Patologjitë e Regjonit O.M.F, Zbardhim Profesional me Llambë, etj.

Allushi Dental Center ofron të gjitha shërbimet në fushën e stomatologjisë: terapi (mbushje dhëmbi të të gjitha gradave), kirurgji (heqje dhëmbësh, mbjellje, etj.), ortopedi (proteza totale dhe të pjesshme, këllëf dhe ura porcelani), periodontologji (pastrim gurëzash, mjekim gingivash, etj), estetike (zbardhje kimike e dhëmbëve, pearcing, etj), profilaksi (silante dhe fluorizim), pediatri (terapi dhe aparate për drejtim dhëmbësh). Gjithashtu pranë klinikës do të gjeni diagnostikim me grafi dixhitale falas për çdo trajtim të bërë aty.

Shëndeti oral është një tregues i mirëqenies sonë. Sa keni investuar ju në klinikën tuaj?

Ndryshimet mbi konceptin e kabinetit stomatologjik shihen vit pas viti në aspektin ndërtues, menaxhues, organizativ, kjo për arsye pasi vitet e fundit kjo fushë e mjekësisë si të gjitha fushat e tjera po merr zhvillim të madh në vendin tonë, duke u mbështetur tek ajo çka thamë më lart. Klinika Allushi Dental Center është e përfshirë në prestigjin e një ndër klinikave më ELITE të Tiranës. Kjo klinikë përfshin një sallë të posaçme kirurgjikale, e pajisur me (grafi panoramike dixhitale, lazer dentar të teknologjisë së fjalës së fundit, poltrona dentarë të markave prestigjioze, mjek të trajnuar dhe specializuar në ortodonci, kirurgji estetike dentare dhe ortopedi).

Kjo klinikë është e organizuar gjithsej në 5 salla kryesore dhe tre salla plotësuese. Risia që e bën të veçantë pjesën e organizimit në klinikë është se nuk merren mjek të jashtëm për specialitete të ndryshme.

00

 

Cilat janë problematikat që ndeshni dhe që ju duhet të sistemoni deri në rehabilitimin total?

Në hapat tonë të parë kemi hasur disa problematika organizative për pjesën e mbulimit të shërbimeve, por eksperienca ndër vite na ka bërë të jemi më efikas në vendimmarrje.

Ndodheni në një nyje lidhëse të qarkut të Tiranës. Sa ndihmon kjo në gjithëpërfshirjen e pacientëve, duke shërbyer si urë e shpejtë shërimi, funksionaliteti, e duke iu shkurtuar pse jo rrugën?

Një ndër parimet bazë të funksionalitetit të një klinike dentare është dhe pozicioni. Klinika jonë ndodhet në një zonë të favorshme të Tiranës, duke bërë që jo vetëm pacientë të këtij qarku, por edhe të qarqeve të tjera ta kenë lehtësisht të arritshme, duke shmangur trafikun e nyjeve kryesore.

Turizmi dentar është një tjetër rrugë shpëtimi që ndikon me shërbimet e ofruara në cilësi dhe çmim. Sa ia ka vlejtur dhe si funksionon në klinikën tuaj?

Deri para pak kohësh kemi bashkëpunuar me klinika të tjerë më pak të specializuara, ku sillnim italianë për trajtime bashkëkohore. Tashmë ne kemi ndërmarrë një projekt në bashkëpunim me një agjenci të specializuar në këtë fushë. Ky projekt konsiston në mbulimin jo vetëm të shërbimit dentar, por dhe atë të hotelerisë, transportit, turizmit brenda një pakete me çmim të përballueshëm. Kjo është dhe një mënyrë e mirë për të promovuar vlerat e trojeve tona shqiptare.

1

Cilat janë shërbimet e ofruara dhe çfarë e bën të veçantë klinikën tuaj?

Cilësia, besimi, shërbimi, garancia dhe çmimi e bën klinikën Allushi Dental Center shumë konkurruese në treg. Bashkëpunimi i ndërsjellë prej një periudhe 10-vjeçare me KacDedja Dental Group ka bërë që të jemi shumë të shpejtë porsa i përket kohës së vendosjes së dhëmbëve. Për shembull, teknikë mjaft novatore është vendosja e kurorës së dhëmbit mbi implant brenda ditës së ndërhyrjes. Teknikë të cilën pak klinika e kryejnë.

2

 

adc2

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top