Studim

December 3, 2020 | 9:17

Adoleshentët e lumtur bëhen më të pasur kur rriten

Pasuria nuk të bën të lumtur, por lumturia po. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “University College” në Londër. Fëmijët e lumtur do të jenë më të pasur kur të rriten.

Për këtë studim janë testuar 15000 të rinj amerikanë dhe është marrë në konsideratë edukimi i tyre, shëndeti, faktorët gjenetikë, aftësia intelektuale, niveli i vetëvlerësimit dhe i lumturisë së pjesëmarrësve. Sipas autorëve të studimit:

“Lidhja midis mirëqenies materiale dhe asaj psikologjike ndikon shumë në të ardhmen e njerëzve. Ky studim tregon se ekziston një mundësi shumë e mirë përfitimi financiar që ka si faktor bazë të qenit i lumtur”. Është shumë e rëndësishme pasja e një mirëqenieje fizike dhe mendore, jo vetëm sepse çdokush dëshiron të jetë i lumtur, por edhe sepse lumturia ka ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin financiar.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top