Aktualitet

September 7, 2021 | 8:15

Afganët që kanë mbërritur në Shqipëri: ‘Arsimimi im nuk do të thotë asgjë tani’

Afërsia më e madhe që afganët kanë me Shqipërinë është alfabeti. Tani, për disa është shtëpia dhe ndoshta edhe e ardhmja e tyre.

“Ka dy lloje pulash në vendin tim,” thotë Faisal, një refugjat afgan 32-vjeçar i cili mbërriti në Shqipëri me një aeroplan të SHBA. “Një lloj pule që njerëzit i mbajnë në shtëpitë e tyre dhe ato mund të enden ku të duan. Lloji tjetër i pulave mbahen në kafaze. Ne jemi lloji i dytë i pulave.”

Faisal dhe familja e tij kapën një nga avionët e parë që mbërriti në Tiranë më 28 gusht, duke transportuar 154 refugjatë afganë. Një ish-punonjës në Ministrinë e Bujqësisë të vendit në një projekt të financuar nga USAID, Faisal ishte një menaxher komunikimi. Ata nuk e dinin që destinacioni i tyre ishte Shqipëria, derisa hipën në aeroplan. Familja e Faisal dhe pasagjerët e tjerë nuk u lejuan të merrnin bagazhet e tyre, por vetëm rrobat që kishin veshur dhe një pjesë të vogël të bagazheve të dorës.

Faisal, megjithatë, ishte një nga ata me fat. Ai dhe familja e tij kishin arritur në aeroport kur një grup terrorist shpërtheu një bombë (të pretenduar nga Daesh-K) duke vrarë të paktën 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë, e gjitha me qëllim pengimin e evakuimit të udhëhequr nga SHBA dhe duke shtuar më shumë frikën mbi ata që përpiqen të ikin.

“Komuniteti ndërkombëtar i ka kthyer shpinën Afganistanit,” thotë Faisal.

Shpejtësia e marrjes së vendit nga talebanët kapi në befasi jo vetëm amerikanët, por edhe ata afganë që kishin punuar me SHBA dhe mendonin se do të kishin më shumë kohë për të zgjidhur punët e tyre. Ndërsa mijëra njerëz zbritën në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, Faisal kujton se “Unë ose do të shkoja në atë portë ose do të vdisja”. Faisalit dhe familjes së tij iu deshën më shumë se 20 orë brenda aeroportit për të shkuar drejt portës së hipjes.

Ai tregon fotografitë e fëmijëve të tij të shtrirë në dysheme, duke fjetur mbi valixhet e rrethuara me mbeturina të hedhura kudo – një indinjatë përfundimtare për ata që largohen.

Dukshëm i prekur emocionalisht dhe duke luftuar për të mbajtur lotët, Faisal më në fund thotë se u ndje “i parespektuar” ndërsa ai dhe familja e tij më në fund hipën në aeroplan për t’u larguar nga vendi. “Nuk duhej të ishte kështu, njerëzit u shkelën, fëmijët po vdisnin atje!”

Me vetëm 200 dollarë në xhep, perspektiva e frikshme për të rifilluar jetën e tij nga e para sapo ka filluar të agojë. “Unë nuk e di nëse diploma ime do të vlejë jashtë,” thotë ai. “Unë kisha një punë dhe një pagë të mirë. Tani nuk e di nëse do të punoj si kamerier, i gjithë arsimimi im nuk do të thotë asgjë tani.”

Një popull i mësuar me luftën

Ardhjet e reja në Tiranë, mund të arrijnë deri në 4.000, ata janë strehuar në “Qytetin Studenti”, cili normalisht strehon studentë, për ndjekjen e vitit shkollor.

Kurioziteti është i dukshëm në mesin e kalimtarëve ndaj njerëzve që kanë dominuar titujt e gazetave gjatë dy javëve të fundit. Shikime të shpejta, tone të heshtura-vendasit kanë po aq pyetje në lidhje me kalvarin e ardhjeve të reja sa ka ky komunitet pa shtetësi për këtë vend të vogël ballkanik.

Dy zonja të moshuara, roje në këtë pjesë të kampusit, të ulura nën hijen e një peme duke zhvendosur një zorrë uji me këmbët e tyre në një përpjekje për të shmangur me çdo kusht diellin, ndanë mendimet e tyre.

“Zoti na ruajt që të mos na ndodhë përsëri”, i thotë ajo mikes së saj. Shqipëria, në fund të fundit, përjetoi trazirat e veta në vitet 1990. Së pari, rënia kaotike e komunizmit rezultoi në ikjen e mijëra njerëzve drejt Evropës dhe më pas një luftë civile jetëshkurtër në 1997, e cila pa një valë të dytë refugjatësh. Shqipëria nuk është e huaj për përmbysjet politike.

Duke parë lart, një grua afgane po bën një video të rrethinës së saj të re. E mbështjellë me një shall, ajo ngadalë rrotullohet me telefonin e saj duke dokumentuar kampusin dhe ndoshta edhe duke informuar të dashurit e lënë pas, se ajo është më në fund e sigurt.

Vullnetarët lokalë shohin afganët lart e poshtë në kampus. Ata regjistrojnë dhe depozitojnë dokumentet e tyre në stacionin policor. Ata bëjnë një test PCR, pandemia nuk ndalet për askënd në fund të fundit. Vizitojnë sallën e ushqimit, dyqanet lokale. Ritualet banale të njohjes. Disa nga të ardhurit e rinj ecin lart e poshtë, disa duken të tronditur teksa janë duke me miqtë.

Shakib, 36 vjeç, po ecën me gruan dhe tre fëmijët e tij; dy vajzat dhe  djali, i cili vrapon rreth prindërve të tij duke luajtur kukafshehti, ngjarjet e asaj që sapo ndodhi mund të jenë një botë larg.

“Do të jetë një fillim i ri për të gjithë ne,” thotë Shakib, i cili i është dorëzuar realitetit të tij të ri. “Ne mbyllëm shtëpinë tonë dhe vrapuam për në aeroport,” shton ai. “Fëmijët menduan se do të shkonim në shtëpinë tonë të dytë në periferi. Unë u thashë atyre në aeroport se do të na duhej të largoheshim nga vendi. Nuk u thashë shumë detaje, nuk doja t’i stresoja mendërisht”.

I punësuar më parë nga USAID, duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dokumentet e tij mund të duheshin muaj për t’u finalizuar dhe potencialisht do të thoshte një vit pa shkollë për fëmijët e tij.

“Në 40 vitet e fundit, ne kemi pasur shumë luftëra në Afganistan, jemi mësuar me gjëra të tilla,” thotë Mir, një pasagjer që udhëtoi me Shakib në aeroplanin për në Shqipëri.

“Puna ime për ambasadën amerikane, qeverinë afgane dhe dy gradat e mia nga SHBA janë faktorët kryesorë që më shtynë të kem frikë të qëndroj në vend,” thotë Mir.

Mir punoi për qeverinë afgane për 13 vjet, gjithashtu ai punoi në projektet e ambasadës amerikane, të cilat për ironi ishin të lidhura me pajtimin e ardhshëm në vend. Ato projekte tani janë një kujtim i largët.

“E ardhmja ime është e pasigurt. Unë as nuk e di nëse do të na jepet azil. Nëse refuzohet, do të më duhet të kthehem dhe të pranoj fatin tim,” thotë ai.

 

 

Burimi / https://www.trtworld.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top