FB

November 25, 2021 | 8:45

Aftësia në matematikë trashëgohet

Rezultatet e mira në matematikë trashëgohen nga prindërit. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Pittsburgh-ut, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën “Developmental Science”.

Studiuesit analizuan sjelljen e 54 fëmijëve të moshës 5-8 vjeç, të cilët plotësuan testin standard Woodcock-Johnson III. Fëmijët plotësuan edhe tri teste të tjera mbi aftësitë e tyre në veprimet matematikore si dhe për të mbajtur mend numrat bazë, ndërkohë që prindërit e tyre plotësuan një test mbi lehtësinë në zgjidhjen e problemave.

Në përfundim të studimit grupi i shkencëtarëve deklaroi: “Besojmë se zotësia matematikore e prindërve dhe e fëmijëve varet nga një kombinim i trashëgimisë me faktorë ambientalë. Në studimet e ardhshme do të thellohemi në pjesët genetike dhe përbërjen e një ambienti familjar të favorshëm për përparimin e studentëve që janë me rezultate të shkëlqyera”.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top