Në fokus

June 5, 2018 | 14:21

Aftësitë që duhet të zotërojnë ‘baballarët modern’

Të qenit baba modern nuk është gjë e lehtë, pasi sipas një anketimi, rezulton që baballarët e tillë duhet të zotërojnë aftësi të ndryshme.

Hulumtimi, i cili është kryer nga ‘Braun’, ka zbuluar se baballarët modernë duhet të posedojnë shumë informacione dhe aftësi, duke përfshirë përdorimin e rrjeteve sociale e deri te mbajtja mend e teksteve të këngëve ‘hit’.

Pra, përdorimi i Instagram-it nuk është e vetmja gjë që mund ta bëjë dikë të konsiderohet si baba modern.

Sipas hulumtuesve, baballarët duhet të zotërojnë edhe talentet ‘tradicionale’ si rregullimi i biçikletave dhe kompjuterave.

Përveç këtyre, aftësitë e domosdoshme që baballarët duhet t’i kenë përfshijnë edhe; ndërrimin natën, ushqyerjen e bebes, dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe duhet të dinë si t’ia bëjnë gërshetat vajzës.

Dhe jo vetëm kaq, baballarët modernë gjithashtu duhet të jenë të aftë të gatuajnë vet, si dhe duhet të dinë të komunikojnë mirë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top