Këshilla & Arsye

May 2, 2018 | 14:44

Aftësitë sociale që duhet t’u mësoni fëmijëve

Kur fëmija rritet, krijon shokë, shoqe, shkon në kopsht e shkollë, ai duhet të zotërojë disa aftësi sociale të nevojshme për marrëdhëniet që do të ndërtojë.

Ja çfarë duhet t’i mësoni fëmijëve:

Mirësjellja

Mësojini fëmijës suaj fjalët magjike si “të lutem” dhe “faleminderit”. Ekspertët theksojnë se përdorimi i këtyre fjalëve në situatat e duhura përcjell mirësi dhe respekt.

Të ketë aftësi komunikimi

Është e rëndësishme që fëmija juaj të jetë në gjendje të bëjë si duhet një bisedë duke prezantuar veten me edukatë, duke mbajtur kontaktin me sy me bashkëbiseduesin dhe duke dëgjuar.

Të menaxhojë emocionet

Do të ketë raste kur fëmija juaj mund të ndihet i shqetësuar dhe dëshiron të bëjë skena të papërshtatshme. Kjo nuk është sjellja e duhur, prandaj mësojini fëmijës t’i kontrollojë emocionet në situata të caktuara.

Të ketë durim

Kjo lidhet edhe me kontrollin e emocioneve. Durimi është një vlerë e rëndësishme. Ju mund ta theksoni këtë virtyt duke i kërkuar fëmijës që të presë në radhë.

Të kërkojë falje kur është e nevojshme

Të kërkosh falje kur bën gabime është një aftësi shumë e rëndësishme që fëmija juaj duhet ta mësojë. Ata së pari duhet të pranojnë gabimin e më pas të kërkojnë falje.

Të mos thotë po për gjithçka

Mund të jetë e rrezikshme nëse fëmija juaj është pasiv dhe pajtohet me gjithçka – ata mund të dorëzohen në presionin e bashkëmoshatarëve në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të jenë kokëfortë dhe të refuzojnë çdo ide, por duhet të gjejnë një ekuilibër.

Të pranojë “jo” si përgjigje

Mësojini fëmijës se jo gjithmonë mund të marrin atë që dëshirojnë. Por gjithmonë jepini një arsye përse po i thoni jo.

Të ndjekë rregullat

Fëmija juaj, që i vogël duhet të mësohet të ndjekë rregullat dhe të respektojë udhëzimet. Kjo i përgatit ata për periudhën kur do të shkojnë në shkollë, apo më vonë kur të fillojnë punë.

Të ketë besim

Është mirë t’i mësosh fëmijës të jetë i sigurt. Kjo do të thotë të pranosh pikat e tij të forta dhe të dobëta. Ata duhet të jenë në gjendje të pranojnë komplimentet, pasi do t’i motivojnë edhe më shumë.

Nuk është turp të kërkojë ndihmë

Nuk është e pazakontë që fëmijët e vegjël të jenë të turpshëm ose të shqetësuar për të kërkuar ndihmë, veçanërisht nga njerëz që nuk janë shumë të njohur për ta. Shpjegojini fëmijës se është krejtësisht e natyrshme të kenë nevojë për ndihmë, pasi jo gjithçka mund të bëhet vetë.

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top