Të gjithë kanë përvoja të hidhura me stresin, e veçanërisht personat të cilët kanë për të bërë prezantime para dhjetëra apo qindrave njerëzve. Si ta menaxhoni përshtypjen, të cilën e lini tek të tjerët kur jeni nervoz? Si i kontrolloni sjelljet e tuaja? Të gjitha këto pyetje na vijnë në mendje dhe vetëm sa na stresojnë.
Megjithatë, Navarro, ish-agjent i FBI-së, thotë se, ekziston një arsye e mirë prapa asaj se përse jeni të zemëruar apo stresuar.
Ndoshta është hera e parë që po takohesh me një person të caktuar, jeni në një intervistë pune apo jeni duke e bërë një prezantim të mahnitshëm. Pra, ai rekomandon që këtë të mos e fshihni.
Stresi është një ngjarje natyrore, dhe ju mund të çmendni veten duke u përpjekur ta kontrolloni atë, kur nganjëherë është më e lehtë për ta pranuar.
Përkundrazi, Navarro thotë se, nëse e pranoni se jeni në stres dhe jeni në rregull me këtë, kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit që po përjetoni.
Sipas tij, mposhtja e stresit varet nga strategjia tri-hapëshe:
– Deklaroni ndaj vetvetes se jeni të stresuar apo shqetësuar
– Deklaroni ndaj audiencës se jeni të stresuar/shqetësuar
– Përshtatni sjelljet tuaja të nervozizmit
Hapi i parë mund të jetë më i vështirë, sepse studimet kanë treguar se në situata me nivele të larta të stresit, impulsi i përgjithshëm i njerëzve është të përpiqen të qetësohen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.