Këshilla & Arsye

October 27, 2016 | 9:07

Agjenti i FBI ju tregon tri hapa të thjeshtë për menaxhimin e stresit

Të gjithë kanë përvoja të hidhura me stresin, e veçanërisht personat të cilët kanë për të bërë prezantime para dhjetëra apo qindrave njerëzve. Si ta menaxhoni përshtypjen, të cilën e lini tek të tjerët kur jeni nervoz? Si i kontrolloni sjelljet e tuaja? Të gjitha këto pyetje na vijnë në mendje dhe vetëm sa na stresojnë.

Megjithatë, Navarro, ish-agjent i FBI-së, thotë se, ekziston një arsye e mirë prapa asaj se përse jeni të zemëruar apo stresuar.

Ndoshta është hera e parë që po takohesh me një person të caktuar, jeni në një intervistë pune apo jeni duke e bërë një prezantim të mahnitshëm. Pra, ai rekomandon që këtë të mos e fshihni.

Stresi është një ngjarje natyrore, dhe ju mund të çmendni veten duke u përpjekur ta kontrolloni atë, kur nganjëherë është më e lehtë për ta pranuar.

Përkundrazi, Navarro thotë se, nëse e pranoni se jeni  në stres dhe jeni në rregull me këtë, kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit që po përjetoni.

Sipas tij, mposhtja e stresit varet nga strategjia tri-hapëshe:

– Deklaroni ndaj vetvetes se jeni të stresuar apo shqetësuar

– Deklaroni ndaj audiencës se jeni të stresuar/shqetësuar

– Përshtatni sjelljet tuaja të nervozizmit

Hapi i parë mund të jetë më i vështirë, sepse studimet kanë treguar se në situata me nivele të larta të stresit, impulsi i përgjithshëm i njerëzve është të përpiqen të qetësohen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top