Në fokus

September 1, 2018 | 12:14

Aguero surprizon fansin e sëmurë me kancer. Për një ditë e bën që të harrojë gjithçka

Sergio Aguero, sulmuesi i Manchester City dhe Argjentinës, ftoi një tifoz të ekipit anglez në shtëpinë e tij, të enjten dhe i dha atij një këmishë të nënshkruar dhe një palë këpucë. Callum Foy, 10 vjeç, vuan nga një sëmundje e rrallë, neurofibromatosis, e cila shkakton rritjen e tumoreve në çdo pjesë të trupit. 

Në këtë kohë ai është duke u kuruar për një kancer të qafës dhe në shtator ai do të shkojë në Gjermani, ku e presin 10 javë trajtimi. Ai gjithashtu ka një tumor të tretë të paoperueshëm, nuk është i keq, por duhet të trajtohet me kimioterapi.

Për një ditë, në sajë të futbollistit argjentinas, Callum arriti të mos mendojë për gjithë këtë. Callum tregon se ka marrë si dhuratë nga sulmuesi një palë këpucë dhe një t-shirt të nënshkruar. Dëshmi e kësaj dite të veçantë mbeten fotot me Aguero dhe gjithë familjen Callum. Sulmuesi argjentinas i tregoi fëmijës disa nga kujtimet e karrierës së tij.

 

Burimi / sport.ilmessaggero.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top