FB

April 1, 2021 | 11:56

Ah sa na pëlqejnë gënjeshtrat!

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Sot është dita e Gënjeshtrave, 1 prilli! Është mundësia jonë një ditë në vit të mashtrojmë dikë tjetër dhe të qeshim bashkë me të. Sepse gjatë 364 ditëve të tjera të vitit, ne shpesh mashtrojmë veten me gënjeshtrat që i themi atij/ asaj. Në vend që të qeshim, ne qajmë brenda vetes.

Mashtrojmë veten kur nuk pranojmë të metat, dobësitë tona, ëndrrat e parealizuara, situatën tonë të vështirë aktuale. I tregojmë vetes histori, gjejmë pretekste dhe justifikime për të fshehur shëmtinë e jetës sonë që kemi frikë të përballemi. Është sikur kur gënjejmë vetveten ne mashtrojmë realitetin tonë dhe e ndryshojmë atë.

Është sikur kur gënjejmë vetveten ndryshojmë, bëhemi më të mirë dhe i bëjmë ata që na rrethojnë të na shohin shumë më mirë sesa në të vërtetë. Por e vërteta gjithmonë shkëlqen.

E vërteta e secilit prej nesh është atje, poshtë gënjeshtrave tona, nën frikën tonë se do të ekspozohemi dhe frikën se si na shohin të tjerët. Sidoqoftë, çështja është ajo çfarë dimë për veten tonë. Si e shohim veten tonë. Si e mbështesim të vërtetën tonë. Dhe nëse na pëlqen e vërteta aktuale, marrim rrugën e vetë-njohjes dhe vetë-përmirësimit dhe hartojmë një kurs të ri, një të vërtetë të re. Të vërtetën tonë, unike. Muaj të mirë, me dashuri, shëndet dhe durim!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top