Edhe në marrëdhëniet në çift, sidomos pas shumë vitesh lidhje, mund të ndodhin distanca tërësisht fiziologjike, ulje-ngritjet klasike që reflektohen në jetën e përditshme, në marrëdhëniet me partnerët, madje edhe në dhomën e gjumit.
Problemi i uljes së dëshirës, pavarësisht nga çfarë mund të mendohet, nuk është i pazakontë dhe prek vërtet çdo çift. Ne zhytemi aq shumë në jetën e përditshme, në gjërat për të menduar, në çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe fëmijët, sa ndodh shpesh të harrojmë se për mirëqenien e çdo marrëdhënieje është gjithashtu e rëndësishme t’i lini vetes hapësirën e duhur. Në realitet, problemi i vërtetë është kur ai nuk ka më dëshirë, por ne duam ende momente intime. Siç ndodh shpesh, në fakt, ulje-ngritjet e një historie trajtohen më së miri kur jeni në gjendje të kuptoni njëri-tjetrin, edhe në brishtësinë tuaj dhe në momentet tuaja, por nëse jetojmë në kushte të kundërta, diskursi ndryshon. Në përgjithësi janë femrat, ato që përfshihen nga përtacia, ose më mirë, nga detyrat e shumta të përditshmërisë, aq sa shpesh momentet e përbashkëta shihen si telash, por kur është partneri mashkull ai që kërkon hapësirë, ndërkohë që ajo do të donte ende përkëdheljet dhe kontaktet fizike, atëherë mund të ndodhin “kërcitjet serioze.”
Për të zgjidhur problemin, ju duhet mbi të gjitha mirëkuptimi me njëri-tjetrin, duke i kërkuar atij që të hapet dhe të na shpjegojë nëse largimi i tij është shkaktuar nga qëndrimet tona (mund të kemi ndaluar së kujdesuri për veten, preferojmë të dalim me miq dhe jo me të), nga problemet e tij fizike apo nga mungesa e dëshirës së gjithanshme. Nëse duam ta zgjidhim, terapia në çift, ndoshta e mbështetur nga një seksolog, mund të na ndihmojë në komunikimin dhe përballimin e këtyre situatave.
Përgatiti S.P / Burimi www.donnad.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.