FB

December 23, 2023 | 7:37

Ai po mendon divorcin? 8 shenjat që do t’ju bëjnë ta kuptoni më mirë bashkëshortin tuaj!

Divorci  është zgjidhja e fundit për një çift i cili nuk gjen komunikimin e duhur për të kaluar krizën në marrëdhënien e tyre. Janë disa shenja që tregojnë se partneri në fakt po mendon seriozisht të divorcohet prej jush:
 divorce-facts
1. Nuk dëshironi më ta kaloni kohën së bashku
 
Sigurisht, ju të dy mund të jeni të zënë, por në një martesë të lumtur gjithmonë gjehet koha për të kaluar me njëri-tjetrin. Pra, në qoftë se ju nuk bëni gjëra më shumë së bashku,  mund ta  pyesni veten pse.
 
2. Argumentoni gjatë gjithë kohës
 
Kjo është ndoshta shenja më e dukshme që është koha për të menduar divorcin. Një çift i shëndetshëm nuk duhet të diskutojë vazhdimisht!
 
3. Asnjëherë nuk i zgjidhni problemet
 
Disa argumente janë normale në një marrëdhënie nëse mund t’i zgjidhësh ato, shkruan intv. Por, shmangia e bisedimit mbi problemet tuaja është një shenjë e keqe për një martesë. Si pasojë, partneri po mendon të ndahet prej jush.
 
4. Mungesa e komunikimit
 
E mbani mend kur i tregonit njëri-tjetrit gjithçka? Kur partneri juaj nuk ju pyet për jetën tuaj, është një shenjë e sigurtë që ai dëshiron të ndahet.
 
5. Nuk e mendon më të ardhmen me ju
 
Kur bashkëshorti nuk bën plane me ju për të ardhmen, është e qartë se po mendon të ndaheni. Sipas intv.al duhet ta mendoni seriozisht si ta përballoni këtë situatë, nëse ende nuk dëshironi të dorëzoheni.
 
6. Interesohet për financat tuaja
 
Papritur, ai fillon duke ju pyetur për llogaritë tuaja. Kjo është një shenjë treguese se po mendon për rezultatin e divorcit në lidhje me bilancin tuaj bankar. Kini kujdes!
 
7. Seksi është gjëja e fundit që mendon
 
Nëse marrëdhënia seksuale është duke u shkatërruar, kjo është shenja kryesore se ndarja po ju pret. Nëse atij nuk i shkon në mendje të kryejë marrëdhënie seksuale me ju, çdo gjë po shkon drejt fundit dhe divorci është pranë.
 
8. Po përgatitet për jetën si beqar
 
Nëse e shikoni të kujdeset për veten e tij më shumë se duhet dhe nuk ju merr më asnjë opinion juve tregon se po e mendon ndarjen përfundimisht nga ju. Nga pak po fillon të bëhet gati për një jetë si beqar./gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top