Këshilla & Arsye

November 28, 2017 | 9:27

Ajo që mund të bëjnë prindërit, që fëmija mos të jetë vazhdimisht para një ekrani

Fëmijët e sotëm janë shumë të ndryshëm nga fëmijët të cilët ishin dikur … Të gjitha lojërat në rrugë, topi… Të gjitha këto i kanë hapur rrugë teknologjisë.

Por përdorimi i tepërt i tabletave dhe telefonëve shkakton varësi dhe probleme në zhvillimin muskuloskeletal të fëmijëve dhe agresion, mungesë vëmendje dhe vështirësie në të nxënë.

Pra, është mirë të vendosni disa rregulla për përdorimin:

1

Bëni një lloj shkëmbimi

Nëse ai dëshiron të luajë një orë me tabletë, duhet të pranojë që të njëjtën kohë t’ja kushtojë një libri letrar ose mësimeve.

Cakto ku dhe kur

Është mirë që fëmijët të marrin këto pajisje në duart e tyre gjatë fundjavës dhe jo gjatë ditëve të javës. Vendosini gjithashtu rregullat se ku mund të luajnë: për shembull, është mirë të mos luani në tavolinë ose gjatë një vizite.

Rregulli në makinë

Udhëtimi familjar është një përvojë shumë e bukur dhe me të vërtetë ia vlen të luftohet për të: vendosni pak kohë për fëmijët tuaj për të punuar me mediat mobile dhe të tjera elektronike. Një minutë dhe pastaj të ndalojë për gjysmë ore.

Rregulloni atë që ata shohin ose luajnë

Kushtojini vëmendje kësaj. Nuk ka nevojë të them më shumë, vendosni filtra që përcaktojnë se çfarë nuk lejohet të shfaqet në internet dhe vëmendje të madhe për përshtatshmërinë e lojërave që i blini.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top