Studim

August 28, 2018 | 14:27

Ajri i ndotur shkakton dëmtime në tru

Një studim i fundit në lidhje me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit ka nxjerrë disa të dhëna të reja në lidhje me dëmet. Ajri i ndotur shkakton dëmtime të aspektit njohës. Shkencëtarët besojnë se ndikimi negativ rritet me kalimin e moshës dhe prek më së shumti meshkujt. Studimi amerikano-kinez u zhvillua përgjatë 4 viteve, dhe u testuan aftësitë matematikore dhe folëse të rreth 20 mijë njerëzve në Kinë. Studiuesit thanë se rezultatet kanë rëndësi globale, pasi më shumë se 80% e popullsive urbane nëpër botë jetojnë mes niveleve të pasigurta të ndotjes së ajrit.

“Kemi prova se efektet e ndotjes së ajrit në aftësitë verbale bëhen më të theksuara me kalimin e moshës së njerëzve, veçanërisht për meshkujt”, thuhet në studimin e publikuar në punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Ndotja e ajrit rrit gjithashtu rrezikun e sëmundjeve degjenerative, si “Alzhaimeri” apo forma të tjera të demencës.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit “mund t’u shkaktojë çdokujt reduktimin e nivelit arsimor me një vit, gjë që është shumë e rëndë”, thotë njëri prej bashkautorëve të studimit, Xi Chen i shkollës së Shëndetit Publik.

Në studimin e fundit, gjithsesi, shkencëtarët kanë testuar njerëz të të dyja gjinive, nga mosha 10 vjeç e lart, mes viteve 2010 dhe 2014, përmes 24 pyetjeve matematikore standarde dhe 34 pyetjeve për njohje fjalësh. Një prej arsyeve, që i bën studiuesit të sugjerojnë se meshkujt e rritur dhe me më pak arsimim ndikohen më rëndë nga ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit, është se ata zakonisht punojnë në ambiente të hapura dhe bëjnë punë krahu.

Studimi thotë gjithashtu se, pavarësisht se gjetjet janë specifikisht në Kinë, ai mund të hedhë dritë mbi vende të tjera të zhvilluara dhe me ndotje të lartë të ajrit. Autorët theksojnë se 98% e qyteteve me më shumë se 100 mijë banorë, në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta, mund të mos përmbushin normat e OBSH-së për cilësinë e ajrit.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruar ajrin e ndotur si “vrasësin e padukshëm”, që shkakton afro 7 milionë vdekje të parakohshme në vit, në mbarë botën.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top