Dhurimi i gjakut është akti më human që mund të bëjë çdo njeri, edhe Kolegji Universitar Luarasi me nismë të Këshillit Studentor Luarasi, është solidarizuar dhe organizuar përkrahë fushatës së dhurimit të gjakut organizuar nga Kryqi i Kuq.
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, mjekët dhe ekipi i Kryqit të Kuq gjenden pranë ambienteve të Kolegjit Universitar Luarasi, dhe mirëpresin cilindo dhurues potencial, që i lejohet dhurimi.
Ne ju ftojmë t’i bashkoheni kësaj thirrjeje humane, duke konsideruar nevojën emergjente për gjak në bankat e gjakut. Dhurimi i gjakut jo vetëm shpëton jetë, por ndihmon në përmirësimin e shëndetit edhe të dhuruesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.