Këshilla & Arsye

March 11, 2020 | 8:14

Aktivitetet që prindërit me mentalitet të fortë bëjnë me fëmijët e tyre

Nuk është rastësi që prindërit e fortë mendërisht rritin fëmijë me mentalitet të fortë. Prindërit e fortë, praktikojnë, angazhohen dhe modelojnë forcën mendore, në mënyrë që fëmijët e tyre të mësojnë aftësitë e nevojshme për t’u bërë mendërisht të fortë kur të rriten.

Këto janë 10 gjëra që prindërit e fortë mendërisht bëjnë me fëmijët e tyre:

  • Kalojnë kohë të plotë dhe cilësore me fëmijët e tyre.
  • Ata flasin lehtësisht për ndjenjat që përjetojnë apo do përjetojnë.
  • Praktikojnë me fëmijët e tyre mekanizma që fortësojnë përballimin e ndjenjave të hidhura.
  • Ushtrohen me fëmijët e tyre për aktivitete mendore.
  • Ata vendosin bashkërisht me fëmijët qëllime dhe objektiva.
  • Nuk kanë frikë t’i dedikojnë kohë përkujdesjes ndaj vetes edhe përballë fëmijëve.
  • Ulen së bashku me fëmijët për të diskutuar dhe analizuar momente të vështira të jetës së tyre.
  • Nuk kanë frikë të rishikojnë rregulla që i kanë vendosur në të shkuarën fëmijës.
  • Analizojnë me fëmijët problemet e tyre dhe konsultohen për zgjidhje të mundshme.
  • Mbi të gjitha, ata asnjëherë nuk harrojnë të argëtohen dhe bëjnë qejf me fëmijët e tyre.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top