Në fokus

March 11, 2020 | 8:12

Ndonjëherë ftohtësia e një personi është një mbrojtje nga ata që kanë qenë shumë të dashur

 Shumë herë, në të vërtetë shumë shpesh, ftohtësia e një personi, është një mbrojtje nga ata me të cilët ka qenë shumë i dashur, nga ata me rë cilët është sjellë mirë, por që nuk ju është kthyer. Ne harrojmë se gjatë rrugës krijojmë marrëdhënie njerëzore, të cilat herët a vonë do t’i humbasim, sepse në planin afatgjatë njerëzit lodhen të jenë të sjellshëm dhe mirëkuptues përtej gjithë imagjinatës dhe përtej asaj që mund të trajtojë zemra.

Ftohtësia e karakterit është një formë mbrojtjeje

Ne shpesh i gjykojmë njerëzit në mënyrë mizore dhe pa të drejtë, duke i kushtuar vëmendje vetëm asaj që ne shohim, madje edhe nëse nuk i njohim mirë. Ne nxjerrim përfundime të nxituara, duke harruar të verifikojmë, në mënyrë që e vërteta të jetë e vërtetë. Gjatë jetës, të gjithë kemi kaluar nëpër vështirësi dhe peripeci të ndryshme, përpara se të arrijmë në pikën ku jemi tani. E thënë thjesht, udhëtimi ynë paraqet një ngarkesë të madhe emocionale dhe fizike.

Kjo nuk ka bërë gjë tjetër veçse na ka formësuar dhe na ka bërë ata që jemi tani. Çdo ditë që ndryshojmë, mësojmë të jetojmë me bagazhe pozitive dhe negative dhe i përshtatemi asaj që jeta na paraqet dhe që, për fat të keq, nuk është gjithmonë pozitive. Për këtë arsye, ne nuk mund t’i kritikojmë njerëzit për mënyrën e tyre të të qenit. Për shkak se ata janë duke u përpjekur të mbijetojnë, janë duke luftuar me beteja brenda vetes që ne as nuk mund t’i imagjinojmë.

Dhe kur bëhet fjalë për ata që janë pranë nesh, të cilët i njohim nga afër, duhet t’u kushtojmë edhe më shumë vëmendje sinjaleve që na dërgon vazhdimisht sjellja e tyre. Përndryshe, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi kërkesave. Ne nuk do t’i përshtatemi ndryshimeve dhe prandaj do t’i humbasim ata që kurrë nuk do të donim të largoheshin. Mbi të gjitha, duhet të kuptojmë heshtjen e gjatë të atyre që ecin me ne, duke lexuar midis rreshtave atë që nuk kthehet më, ose duke marrë parasysh ndryshimet më të vogla që tregojnë se diçka nuk është mirë.

Fatkeqësisht, shumica prej nesh e kuptojnë ftohtësinë e partnerit, kur humnera emocionale është praktikisht e pakthyeshme dhe atëherë asgjë nuk ka rëndësi, tashmë është tepër vonë. Sepse të jetosh së bashku kërkon më shumë vëmendje, kujdes dhe rehati emocionale sesa materiale. Ndjekja e rezultateve të jetës duhet të përfshijë pasurimin afektiv, shtimin e potencialit tonë njerëzor dhe aftësinë tonë për të dashur dhe për të na dashur.

Nëse harrojmë marrëdhëniet njerëzore përgjatë kësaj rruge, do të humbasim gjithmonë. Sepse njerëzit lodhen nga të qenit të mirë dhe të kuptojnë përtej imagjinatës, përtej asaj që mund të trajtojë zemra. Njerëzit lodhen dhe largohen.

 

Burimi /www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top