Lifestyle

April 9, 2020 | 17:17

Aktorët teatër online, “The show must go on” nis në mbrëmje shfaqjen e parë

“Ne nuk mund të ngjitemi në skenë, por mund të sjellim “skenën” pranë jush, të dashur miq”. Ka qenë ky prezantimi që prej ditësh aktorët e Teatrit Kombëtar paralajmëruan për të qenë pranë publikut në këto ditë vetëizolimi.

1Sonte në orën 19:00 nis nata e parë e shfaqjes më të re online, e cila do të jetë një performancë e gërshetuar midis zhanreve të ndryshme artistike. Në njoftimin e Teatrit Kombëtar, trupa e Teatrit do të performojë shfaqjet e saj duke mbërritur te publiku në kohë reale përmes rrjeteve të saj sociale. Aktorët do të interpretojnë një program të gjerë ku do të përfshihen poezi dhe proza; duke sjellë vepra të autorëve më të njohur shqiptarë dhe të huaj; duke sjellë intervista me aktorët dhe duke u njohur me përvojat e tyre.

“Të tregojmë se jeta vazhdon, teatri vazhdon dhe ‘shfaqja duhet të vazhdojë’.

Teatri Kombëtar do të jetë Live Streaming në Facebook

Nata e parë në program do të ketë:

Poezi dhe prozë nga Ismail Kadare

▪︎Mall për Shqipërinë

▪︎Kinema e vjetër

▪︎Kitaristi

▪︎Portret i Lasgush Poradecit

▪︎Kristal

▪︎Në leksion

⭐Me aktorët: Indrit Çobani, Elia Zaharia Zogu dhe Genti Deçka

 

Nata e dytë, 10 Prill, Ora 19:00

Poezi dhe prozë nga Dritëro Agolli

▪︎Turkesha

▪︎Pulëbardha

▪︎Guri dhe pellgu

▪︎Kali dhe gomari

▪︎Fragment nga “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

▪︎Poçari

▪︎Në vendin tim e në vendin tënd

▪︎Mundja e Lekë Dukagjinit

⭐Me aktorët: Dritan Boriçi, Luli Bitri dhe Arben Derhemi

 

Nata e tretë, 11 Prill, Ora 19:00

Poezi dhe prozë nga autorë italianë

▪︎Poezi nga Cesare Pavese

▪︎Tregim nga Dino Buzzati

⭐Me aktorët: Ina Gjonçi, Anila Bisha dhe Donald Shehu

 

Nata e katërt, 12 Prill, Ora 19:00

“Anatomia e një aktori”

Intervistë me Olta Dakun

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top