Dëshmi

September 24, 2021 | 8:17

Aktorja 51-vjeçare rrëfehet për jetën personale dhe sekretin më të errët të adoleshencës…

Uma Thurman ka rrëfyer sekretin më “të errët” gjatë gjithë jetës së saj, teksa fliste dje për “Washington Post”. Ylli i “Kill Bill”, 51 vjeç, shkroi një ese për ndalimin e abortit në Teksas duke u nisur nga historia personale.

uma thurman (4)

Thurman zbuloi se vetë ajo ka pësuar një abort në “adoleshencën e vonë”, shkruan “Page Six”.

Ky ligj (sipas të cilit aborti ndalohet sapo të dëgjohet një rrahje zemre e fetusit) është një mjet tjetër diskriminues kundër atyre që janë në disavantazh ekonomik, dhe shpesh, kundër partnerëve të tyre,”- tha Thurman.

uma thurman (1)

Ajo vazhdoi: “Gratë dhe fëmijët e familjeve të pasura kanë të gjithë të drejtën e zgjedhjes dhe përballen me më pak rrezik. Unë jam e pikëlluar, që ligji i vë qytetarët kundër qytetarëve, duke u mohuar atyre zgjedhjen për të mos pasur fëmijë, për aq kohë sa nuk mund të kujdesen për ta, ose duke shuar shpresat e tyre për familjen e ardhshme që mund të zgjedhin.”

uma thurman (3)

Thurman tha se vendimi i saj në një moshë të re, kur ndihej e paaftë për të siguruar një shtëpi të qëndrueshme, i dha asaj mundësinë të kishte fëmijë kur të ishte gati dhe kur të ishte në gjendje ta bënte siç duhet.

Ky ka qenë sekreti im më i errët deri më tani,”- tha ajo.

uma thurman (2)

Thurman është nënë e një vajze sot, e cila quhet Maya, si dhe e një djali, që quhet Levon. Ata kanë ardhur në jetë nga marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin, Ethan Hawke. Ajo gjithashtu ka një vajzë, Luna, me ish të fejuarin, Arpad Busson.

uma thurman (5)

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top