Në fokus

February 14, 2018 | 15:15

Aktorja shqiptare e revoltuar: Nuk jam krenare që jam shqiptare, kam turp!

Prej disa kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një aktore si Eralda Çaushi, padyshim që do t’i mungojë skenës shqiptare.

E njohur si një talent në rritje pas shfaqjes “Elektra”, aktorja e teatrit “Aleksandër Moisiut” në Durrës, ka ardhur me një reagim pas ngjarjeve të fundit rreth problematikës së shfaqur mbi të ardhmen e Teatrit Kombëtar.

Ja si ka reaguar ajo në profilin e saj social në Facebook, të cilën e ka mbështetur dhe aktorja e madhe Yllka Mujo, e cila i ka nënvizuar se: “Atje kur artistët bëhen hijena për njëri-tjetrin!

Postimi i Eralda Çaushi: “Nuk jam krenare që jam shqiptare me atë Shqipëri që kam. Le t’i themi gjërat hapur. Atje ku arti është thjeshtë një punë e rëndomtë, atje ku aktorët shpërfillen sikur te mos ishin qenie njerëzore. Atje ku vlera ka humbur kuptimin, atje ku vjedhja e miliona eurove është mëse normale dhe askush nuk jep llogari se s’ka ku të japë. Atje ku ti ndihesh memec. Atje ku ti nuk mund të kesh të drejtat e tua civile. Atje ku nuk mbyll dot muajin pa borxhe. Jo, nuk jam krenare, kam turp!”

 

 

    

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top