Marrëdhënie

May 30, 2016 | 8:34

Albana Leka:Tradhtia në internet është e “paprekshme” por …në lojë vihen ndjenjat

Tradhtia quhet tradhti! Për mua, ky është emri që e përcakton, dhe jo mënyra apo forma në të cilën kryhet. Një komunikim interaktiv mes dy individëve, një bisedë e zhvilluar përmes ueb kamerës, apo qoftë edhe një mesazh për tjetrin, është një veprim i guxuar që e ka një qëllim.

Ndonëse nuk ndodh kontakti fizik mes dy individëve, “tradhtia me mend” shpesh është më e rrezikshme se ajo që ndodh realisht. Pavarësisht se tradhtia në internet është e paprekshme, në lojë vihen ndjenjat, ndodh një përfshirje emocionale nga të dy personat dhe bën që e gjithë situata të përjetohet e të nxjerrë në pah mungesën e ndjenjës për partnerin real, fizik. Besoj se pasojat e kësaj situate nuk mund të çojnë në vendime drastike, deri në ndarje të çiftit, apo krisje të raportit, por janë “kambana” që bien për secilin nga partnerët… sepse në të ardhmen gjendja mund të jetë edhe më serioze.

Psikologji Shkurt 2011

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top