Marrëdhënie

May 29, 2016 | 8:35

Dëshmi/ Oni Pustina:Tradhtia në internet do të më vriste …nëse shkon më tej

Në momentin që nuk ka kontakt fizik, nuk ka tradhti virtuale. Por nëse kjo përpjekje në internet nis e bëhet më e kërkuar dhe të ngacmon së brendshmi me idenë për t’u riparë përmes minikamerës, pra shndërrohet në një veprim në vijimësi, atëherë këtu merr tjetër trajtë.

Dhe absolutisht quhet tradhti. Për mendimin tim, kjo lloj tradhtie tek disa njerëz mund të shërbejë si hap për të dalë nga monotonia, apo guxim për të parë një marrëdhënie tjetërsoj. Por unë kurrsesi nuk e shoh si të dëmshme për sa kohë ajo mbetet thjesht në kuadrin e komunikimit. Do të më vriste nëse kjo tradhti nga virtuale shkon më tej. Nuk do ta pranoja momentin që dy personat që nuk njihen ta zgjerojnë përvojën e komunikimit në internet, të bien në kontakt të drejtpërdrejtë e të ngacmohen me njëri-tjetrin. Kjo quhet tradhti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top