FB

March 29, 2023 | 10:09

Albania Padel Group / Një sport që s’e dinit se ekzistonte, tani e gjeni në Tiranë

Jeni adhurues i sporteve me raketë? A keni provuar më parë të luani tenis, badminton apo squash? E keni pyetur ndonjëherë veten se si do të ndiheshit nëse do të kombinonit të gjithë elementët e këtyre tre sporteve në një të vetëm? Po? Epo, ju paraqesim një sport të ri që është rritur me shpejtësi vitet e fundit në Europë. Jemi shumë të sigurt që shumica prej jush kanë dëgjuar “Padel”. Padel luhet në format dysh, pra 2 kundra 2. Fusha, rreth 25% më e vogël se fusha e tenisit, është e rrethuar me xham dhe pjesërisht me rrjetë metalike, e cila e bën lojën e Padel më zbavitëse dhe dinamike. Ka shumë personazhe të famshëm që luajnë Padel. Futbollistët, influencers dhe aktorët: të gjithë e shijojnë këtë sport. Sekreti i këtij sporti qëndron në faktin se është i përshtatshëm për të gjithë, pa dallim moshe, aftësie fizike apo përvojë në sport. Kjo gjë ka kontribuuar që Padel të bëhet jo vetëm një sport, por një trend i vërtetë.

Më në fund, tani ekziston mundësia për të luajtur Padel në Shqipëri!

Albania Padel Group ofron mundësinë e një përvoje ndryshe, në një mjedis të mbyllur dhe multi-dimensional, ku përveç emocioneve të lojës, do të ndiheni si në shtëpi, pjesë e një komuniteti në rritje. Si qendra më e madhe sportive në Shqipëri që prezanton Padel (sportin me rritjen më të shpejtë të dekadës) në një përvojë 360° për herë të parë në të gjithë Ballkanin, me fizioterapistë, nutricionistë, mental coaching, bar-restorant, dhoma ndërrimi etj. Albania Padel Group ndodhet në Tiranë I krijuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2021, ky projekt u realizua nga Alessandro Pallini së bashku me mikun dhe partnerin e tij të biznesit, Pasquale Minasi, të dy sipërmarrës shumë të suksesshëm italianë, që në një moment të karrierës së tyre, vendosën të zgjerojnë bizneset dhe projektet në Londër. Shqipëria, në veçanti Tirana, ishte pjesa tjetër e vizioneve të tyre të kombinuara. Albania Padel Group synon të bëhet ofruesi kryesor i fushave të Padel në të gjithë Ballkanin duke hapur deri në 250 fusha Padel në 5 vitet e ardhshme dhe duke krijuar zyrtarisht “Federaten Shqiptare të Padel”.

Pavarësisht skepticizmit, në këto 2 muaj, interesi dhe pasioni për lojën e Padel ka qenë mjaft i lartë, duke i kaluar pritshmëritë. Përfshirja e moshave të ndryshme, nga fëmijë e deri në mosha të thyera, ka qenë mjaft e madhe, qoftë për të kaluar një ditë ndryshe apo për t’u trajnuar me trajnerët tanë profesionistë të Padel-it. Muajin e kaluar është zhvilluar Kampionati i Parë i Padel-it në të gjithë Ballkanin, në Tiranë, me 16 ekipe pjesëmarrëse. Duke parë suksesin e këtij kampionati të parë, më datat 1-3 Mars, ora 19:00-23:00 zhvillohet kamionati i radhës me 32 ekipe nga Albania Padel Group ku do të jepen 3 çmime speciale.

Pse Albania Padel Group?

Misioni & Vizioni ynë:

• Revolucionarizimi i sportit dhe sjellja e Padel në zemrat e njerëzve

• Lançimi i 250 fushave të reja të Padel në 5 vitet e ardhshme

• Krijimi dhe hapja zyrtare e Federatës Shqiptare të Padelit”

• Krijimi, rritja dhe trajnimi i Ekipit të parë shqiptar të Padel

• Të qenit ofruesit lider të fushave të Padel në të gjithë Ballkanin Me synime të mëdha dhe plane konkrete për shtrirjen në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe Ballkan, ju ftojmë të gjithëve për të provuar një lojë Padel. Ju do bindeni, sapo të jeni në qendër, nuk ka kthim prapa: Tashmë jeni një lojtar padel-i. Sapo përfundon loja, pjesa tjetër e Padel-it fillon jashtë fushës. Është koha për të lënë prapa raketat, topat dhe shpirtin konkurrues, për të marrë një pije ose snacks ndërkohë që diskutoni për lojën, harroni ditën stresuese në punë ose diskutoni se çfarë po ndodh në botë dhe rezervoni një fushë për seancën tjetër. Është koha për t’u shkëputur, për t’u çlodhur dhe për të shijuar momentin. Kjo përvojë është një mundësi për t’u lidhur me miqtë, të njohurit, komunitetin Padel dhe ekipin tuaj. 

Kush e mundësoi?

Alessandro Pallini, i lindur në Brescia, Itali, është një sipërmarrës ndërkombëtar, drejtor menaxhues dhe investitor në prona të patundshme. Ai është bashkëthemeluesi dhe administratori i Albania Padel Group. Me një profil të suksesshëm të mëparshëm profesional si drejtor menaxhues i disa kompanive lider dhe të suksesshme të kalibrit të McDonald’s, TwG Tea UK, dhe Blue Magic Group, ai administron gjithashtu qendrat më të kompletuara, moderne dhe më të mëdha të sportit të Padel në Shqipëri. Në vitin 2021, Pallini bashkëthemeloi Albania Padel Groupme vizionin për t’u bërë Ofruesi Kryesor i Fushave Padel në Ballkan.

Pasquale Minasi, i lindur në Napoli, Itali, është një sipërmarrës dhe investitor ndërkombëtar. Ai është themeluesi i Blue Magic Group, bashkëthemelues i Albania Padel Group, dhe autor i “Gjithçka që duhet të dini për transplantin e flokëve”. Ai aktualisht është themeluesi i klinikës Blue Magic Group në Stamboll, me përvojë profesionale në kujdesin shëndetësor, sigurimet dhe shërbimet financiare

 

+355 69 606 3006 [email protected] | @albaniapadelgroup www.albaniapadel.com

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top