Studim

May 22, 2020 | 8:05

Albina Hyseni: Globalizmi elementet pozitive dhe negative të motorit që ndryshon nivelin e jetesës

Globalizimi nuk është i pandalshëm. Dukshëm, ai mbetet i kufizuar dhe ka një konsensus të gjerë se mbizotërimi i pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve po dëmton kombet më të varfra…

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Ekspertët e njohur kanë deklaruar se globalizimi jo vetëm funksionon por është i domosdoshëm në qoftë se të gjithë vendet e botës aspirojnë ta zgjerojnë lulëzimin dhe lirinë e tyre anekënd planetit. Tregu, në mënyrë të pakundërshtueshme, është motori më i fuqishëm që ekziston për sa i përket ngritjes së nivelit të jetesës.

Edhe pse globalizmi është një term për të cilin është shumë vështirë që të jepet një definicion, që do të thotë definicioni i dhënë të përfshijë të gjitha elementet përbërëse të tij e të përjashtojë të gjitha elementet që nuk i takojnë atij, prapëseprapë dijetarët dhe shkencëtarët janë munduar që të japin përkufizime të ndryshme dhe të bëjnë përshkrime po aq të ndryshme të tij.

Kështu që, kur të shikohet në aspektin gjeneral, globalizmi paraqet një proces ekonomik, një kapital, një shërbim i cili i tejkalon kufijtë e mundësive teknologjike dhe shkencore dhe i cili është një proces mjaft i përzier, i ngatërruar, i tollovitur, me batica dhe zbatica, ndonjëherë edhe kontradiktor, rezultatet e të cilit, qofshin ato pozitive apo negative, nuk mund që të definohen në mënyrë të vendosur.

Një zhvillim i këtillë, krahas që na ofron shumë mundësi të reja, ai na shpik edhe me qindra probleme të reja me të cilat duhet të ballafaqohemi. Ata të cilët globalizmin e vlerësojnë si një zhvillim pozitiv parimet kryesore të tij i grumbullojnë në tituj kryesorë si sekularizëm, demokraci liberale, ekonomi e lirë dhe shteti ligjor e kushtetues.

Kurse disa të tjerë të njëjtën mundohen ta shprehin duke u nisur nga  aspektet ligjore e vlerësojnë si një revolucion “për të drejtat e njeriut”, në aspektin politik si një demokraci liberale, ndërkaq në aspektin ekonomik si një ekonomi të lirë dhe me një rivalitet në prodhim.

netPra në këtë rast me globalizmin duhet të kuptojmë synimin për  transformimin e botës në një ekonomi të vetme, në një politikë të tërësishme dhe të përbashkët dhe në një jetë etike ku njeriu, pa marrë parasysh vendin, do të ndjehet I lirë për të menduar, vepruar dhe besuar, por përsëri këtë e realizon në bazë të një kulture, tradite dhe besimi të caktuar pas së cilës, mendoj se, fshihet një kolonizim i ri, gjegjësisht një planifikim strategjik. Dhe këtë mundohet ta arrijë me përhapjen e informacionit në çdo skaj të botës, me zhdukjen graduale të kufijve për lëvizje të lirë të transportit të prodhimeve, shërbimeve, individëve, mendimeve, të dhënave, parave, format e veshjeve dhe të sjelljeve, etikës, kulturës etj.

Globalizmi pretendon dy fakte shumë me rëndësi. E para, ai dëshiron që edhe politikisht, edhe ekonomikisht, edhe në aspektin social të dominojë ndikueshëm në tërë botën. Kurse e dyta, globalizmi pretendon të shtojë ndikimin dhe varësinë dhe lidhjen reciproke në dhe mes shteteve dhe shoqërive në tërë botën. Varësia reciproke, e cila ritet bashkë me globalizmin, vazhdon kontinuitativisht që jetën e çdo njërit ta bëjë edhe më të varur prej vendimeve dhe lajmeve që vijnë aq larg sa që njeriu nuk ka mundësi që në një mënyrë tjetër t’i posedojë ato pranë vetes.

Globalizmi në dobi apo në dëm të njeriut,  do të kisha theksuar se, me sa duket dhe me sa shohim dëmi i këtij procesi të quajtur globalizëm apo glokalizëm është kah rëndon, por shpresojmë që ky proces do të marrë të mbarën drejt dobisë njerëzore, por tash për tash të tilla simptome as nuk shihen e as nuk duken.

Popujt e vegjël fatkeqësisht nga globalizimi aq sa mund të përfitojnë, ndoshta edhe dyfishin e humbin, shembull mund të marrim popullin tonë (shqiptarët, kosovarët), të cilët në këtë epokë të globalizmit nuk i përfillin edhe aq traditat kulturore të popullit shqiptar të trashëguar shumë e shumë shekuj dhe brezave të mëparshëm, të cilët pak a shumë e kanë ruajtur dhe i janë shmangur zhdukjes se traditës së mirëfilltë, ndërsa në kohën e tashme, pra në globalizëm çdo gjë është ndryshe.

 

Disa nga faktorët që e karakterizojnë pak a shumë ndikimin e globalizimit, i cili duhet thënë se është duke ndryshuar shumë koncepte lidhur me atë se si e kanë perceptuar jetën, njerëzit më përpara dhe si e perceptojmë ne tani.

Në qoftë se globalizimi ka elemente pozitive, atëherë është logjike që të ketë edhe ato negative, nëpërmjet globalizimit në shoqëritë e ndryshme të botës kemi përhapjen e disa cilësive jo të mira si p.sh:konsumimin e alkoolit, drogës, prostitucionit, kriminalitetit etj. Të gjitha këto elemente janë shumë aktuale në epokën e globalizimit dhe janë problematika që duhet t’u kushtohet shumë më tepër rëndësi, që të kemi një shoqëri dhe një jetë të shëndoshë tani dhe për brezat që do të vijnë pas nesh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com