Pika referimi

March 27, 2020 | 8:05

Albina Hyseni: Koha, përdore me kujdes, ose ajo do të të përdorë ty

 

Të gjithë janë duke luftuar në betejat e tyre çdo ditë. Vetëm pse ju nuk i shihni, nuk do të thotë që kjo nuk po ndodh. Ju nuk jeni të vetmit që po kaloni në një periudhë të keqe të jetës. Jeta është plot ulje-ngritje, dhe askush nuk mund të jetë 100% i lumtur gjatë gjithë kohës. Në fakt, është në rregull, të ndiheni të trishtuar ndonjëherë.

Albina Hyseni, studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Mos luftoni emocionet negative. Lërini të vijnë dhe ndjejini ato. Kështu do t’i lini ato të kalojnë në mënyrë natyrale. Është e vërtetë që nuk mund të kontrolloni çdo gjë që ndodhë në jetën tuaj, por prapë keni një lloj fuqie. Ju mund të keni influencë mbi të ardhmen duke bërë zgjedhje pozitive tani!

Se si manifestohet depresioni tek një njeri dallon, mirëpo simptomat përfshijnë trishtim, humbje gjumi, probleme në përqendrim etj.

Lajm i mirë është që këto simptoma mund të përmirësohen e të largohen. Ja disa thënie për depresionin:

Ndoshta duhet të shohësh errësirën për ta vlerësuar dritën.

Kur të zgjedhësh shpresën, çdo gjë është e mundur.

Kur ndërron mendimet negative me ato pozitive, do të kesh rezultate pozitive.

Nëse po kaloni nëpër ferr, ecni përtej tij.

Ka shumë gjëra më të bukura në të ardhmen, se ato që i lamë pas.

Po ashtu vlen të theksohet se ne të gjithë jemi qenie energjike dhe të ndjeshme ndaj emocioneve të të tjerëve dhe në përgjithësi të rrethit ku jetojmë. Edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm, gjithmonë jeni duke “tërhequr” gjëra nga ambienti përreth. Qëndroni larg paragjykimeve!!! Priremi të marrim gjërat e këqija të të tjerëve, sidomos para ndonjë opinioni mbi një situatë të caktuar.

Koha është e pamëshirshme dhe nuk ndryshon për askënd. Secili nga ne duhet të kuptojë se ka kohë për gjithçka dhe se kjo kohë është e ndryshme për të gjithë. Po ashtu mendja është gjithçka. Përdore atë me kujdes, ose ajo do të të përdorë ty.

1

Dallimet mes ankthit, frikës dhe çrregullimet e panikut

Në ditët e sotme, në kohët moderne, koncepte të tilla si “ankth”, “kam ankth”, një ndjenjë ankthi më vjen”, janë të zakonshme si pjesë e bisedave të përditshme që hasen rëndom në ambjente mjekësore dhe jo mjekësore.

Ankthi është një ndjenjë e pacaktuar (e paqartë) tmerri ose frike, është një përgjigje ndaj stimujve të jashtëm ose të brendshëm që mund të shfaqen, si: preokupim konstant deri në vështirësi për t’u përqendruar, si gjendje emocionale (p.sh. irritabilitet) dhe si simptoma trupore (p.sh. tension muskular, pamundësi për t’u qetësuar, lodhje ose probleme gjumi).

Ankthi dallon nga frika. Frikë do të thotë të ndihesh i trembur, ose i kërcënuar nga stimuj të jashtëm, qartësisht të identifikueshëm, që përfaqësojnë rrezik ndaj personit. Ankthi problematik, në krahasim me shqetësimin normal, është më intensiv dhe më i vështirë për t’u kontrolluar, ai bëhet gjymtues, ose thënë ndryshe jo produktiv.

Çregullimet e panikut apo sulmet e panikut paraqesin sulme të befasishme terrorizuese. Këto sulme paraqiten dhe eskalojnë shumë shpejt. Zakonisht ato dobësohen pas 10 minutave, por ka raste kur zgjasin disa orë. Mes të tjerash ato shkaktojnë konfuzion, të përziera, neveri, dridhje, frymarrje të vështirësuar, marramendje, etj. Së fundmi është zbuluar një gjen që lidhet reagon (lidhet) me sulmet e panikut.

Shqetësimi i tepërt, rrugë e sigurt drejt sëmundjeve.

Sot, mjekët janë të mendimit se një vetpërmbajtje e qetësisë dhe vetëbesimit janë thelbësore për mbrojtjën nga efeketet e streseve si ankthi, frika, çregullimet e panikut. Nje natyrë e qetë dhe paqësore e njeriut është e mundur të arrihet vetëm përmes edukimit shpirtëror, mendor dhe fizik. Sidomos në këtë kohë ku edhe vendi ynë po përballet me Corona Virus, andaj panik jo, kujdes po.

Të numërosh të mirat që ke

Kur të filloni të tregoni mirënjohje për të mirat që keni, pavarësisht se sa të vogla mund të jenë ato, shumë shpejt do të shihni që ato do të shumëfishohen. Duke parë në librin nga Rhonda Byrne pashë që nëse jeni mirënjohës për paratë që keni, sado pak qofshin ato, financat tuaja do të lulëzojnë në mënyrë magjike. Po tregoheni mirënjohës për marrëdhëniet që keni me miqtë apo me familjarët tuaj, edhe pse ato mund të mos jenë aspak të përsosura, ju do të shihni me sytë tuaj se si ato do të bëhen më të mira brenda një kohë të shkurtër. Puna që bëni mund të mos jetë aspak ajo më e parapëlqyera, por, nëse do të tregoheni mirënjohës që e keni, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë edhe ju do të ndiheni gjithnjë e më mirë, madje përpara jush do të shfaqen edhe shumë mundësi e të tjera, që do t’jua bëjnë punën edhe më të këndshme nga që kishit menduar ndonjëherë.

Ndërsa e kundërta ndodh kur nuk tregojmë asnjë lloj mirënjohjeje për ato që kemi, por vetëm ankohemi. Kështu ne biem në një kurth, ku e shohim veten të rrethuar vetëm nga situata të papëlqyeshme. Kjo ndodh kur ne përmendim gjithnjë ato që nuk i kemi, kur veç kritikojmë dhe numërojmë vetëm gabimet apo fajet e të tjerëve, kur ankohemi për trafikun, për izolimet ne shtëpi përshka virusit, për radhët e gjata, vonesat apo kohën e keqe. Kur radhisim vetëm gjërat negative, ato shumohen; por ç’është më e keqja edhe ato të mira që mund të jenë në rrugë e sipër nuk vijnë më. Pra kjo është një kulturë një pozitivitet që njeriu mund ta ndërtojë për veten e vet, duke shmangur kështu gjërat e padëshiruara dhe të panevojshme në jetë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top