Pika referimi

July 15, 2020 | 8:18

Albina Hyseni: Pjesëmarrja e mirëfilltë qytetare në rëndësinë e shoqërisë civile

Pjesëmarrja aktive qytetare nënkupton një veprim individual ose grupor me qëllim, identifikimin dhe adresimin e çështjeve me interes publik.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Pjesëmarrja qytetare është proces ku qytetarët organizojnë veten dhe qëllimet e tyre në nivelin praktik dhe punojnë bashkërisht, qoftë në rrafshin individual ose përmes organizatave të shoqërisë civile, për të ndikuar në proceset vendimmarrëse. Një shoqëri demokratike nuk mund të zhvillohet në të gjitha nivelet e saj në qoftë se nuk mundëson përfshirje të plotë të të gjithë palëve të interesuara.

Pjesëmarrja në procese vendimmarrëse do të thotë mundësi për qytetarët, organizatat qytetare dhe palët tjera të interesuara që të ndikojnë në zhvillimin e politikave dhe ligjeve, të cilat i prekin ata.

Përfshirja qytetare do të thotë mundësi që të binden qytetarët të kenë besim më të madh tek institucionet lokale, e cila më vonë paraqet një parakusht për vendosje të qëndrueshme të proceseve demokratike. Ky element çon në më shumë transparencë dhe njëherësh i bën që funksionarët e ndryshëm të jenë më të përgatitur gjatë marrjes së vendimeve.

Pra ky është proces i përhershëm, dhe duhet të vazhdojë të funksionojë gjatë gjithë periudhës midis dy cikleve zgjedhore, me çka qytetarët do të informohen për të gjitha çështjet të cilat i prekin ata.

Edhe pse pjesëmarrja qytetare është e obligueshme, megjithatë zbatimi i saj praktikë në shumicën e rasteve përcillet me vështirësi dhe sfida, andaj është e detyrueshme që aktivizimi qytetar të bëjë ndryshimin në komunitet përmes kombinimit të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe motivimit për ndryshim, gjë që nënkupton promovim të një jete më cilësore në bashkësi, përmes bashkëveprimit të proceseve politike dhe atyre jo politike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top