Në fokus

August 6, 2020 | 8:10

Albina Hyseni: Gardianët e shëndetit

 

Covid 19 po prek mantelbardhët çdo dite e më shumë, po prek gardianët e shëndetit.

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike

Vlen të theksohet se tanimë e dimë (por dhe të pranohet, me gjithë̈ mendje në aspektin e asaj që të mos neglizhohet për të mirën e gjithsecilit pa dallim) që virusi nuk zgjedh as moshë, as racë, as gjini e as shtresa shoqërore. Virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askënd. Pra ashtu siç sillemi ne, ashtu sillet dhe virusi. Është aq i djallëzuar sa mund të prekë pikërisht në vendet kycce ku nuk do dëshironte asnjeri, si në pjesën e jashtme po ashtu dhe në pjesët e brendshme te njerëzit, qoftë  me sëmudje kronike dhe pa to.

Pastaj përhapja dezinformatave kuturu, është e rëndë në çdo aspekt pasi qytetarët tanë nuk e meritojnë t’ju bëhet presion psikologjik, por të ndihmohen ta tejkalojnë sa më lehtë këtë pandemi që po na rrezikon të gjithëve.

1Vetëpërmbajta është një ndër shtyllat kryesore, sepse virusi nuk njeh funksion politik, as fe, as etni dhe sigurisht që askush nuk ka të drejtë të infektohet, asnjë lloj moshe apo  vendi, qofshin ato ata në Kosovë apo gjithë Ballkanin dhe në tërë globin.

Mendoj se imponimi i rregullave të sigurisë absolute ndaj Covid19  në shërbimin mjekësor nevojë emergjente. Pasi çdo jetë e humbur është shumë.

Prandaj thënë shkurt, mjekët janë si uji bekuar, sidomos mjekët e specializuar. Respektim i rregullave të sigurisë anticovid një domosdoshmëri e mirëorganizuar dhe monitoruar.

Infrastruktura në spitale lë për të dëshiruar në këto temperatura përveluese, ndryshimet kohëhore.

KI BESIM. Diçka e madhe e mirë është duke pritur për ju në anën tjetër të frikës, sepse mundin për të mirë Zoti askujt asnjëherë nuk ia humb.

Andaj, shërim të shpejtë mjekëvë, teknikëve, motrave mjekësore, farmacistëve, teknikëve farmaceutikë, psikologëve, neuropsikiatërve, ndihmësve të tjerë shtesë mantelbardhë dhe gjithë pacientëve të prekur nga Covid19.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top