Editorial

September 21, 2016 | 8:34

Aleksandër Çipa thirrje medieve: Hiqeni!!!! Hiqeniii!!!!! Nëse keni ndjenjë e shpirt, hiqeni!!!

Gazetari Aleksandër Çipa ka reaguar pas publikimit në disa portale të një videoje, ku një djalë dhunohej nga moshatar të tij, djem dhe vajza. Publikimi pa kriter i lajmeve, me argumentin “se këto gjëra do publiku” është kthyer në një fenomen shqetësues.

Një thirrje mbi këtë problem përcillte edhe psikologia Manjola Baçi përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Kur bëhet fjalë për këshilla apo rekomandime nga Psikologët, ndaj fenomeneve me tipar destruktive për shoqërinë, të gjithë ata/ato flasin një gjuhë profesionale. Ndaj na vini veshin, sytë e mendjen, gazetaria sot shqiptare, po dëmton më tepër psikologjikisht shoqërinë me anë të burimeve informatike në aspektin mediatik të saj audio-vizive, duke intruvizuar në psikikën kolektive. Ndaj mos u ushqeni me ushqimin e tyre kimikat, por mbroni e kuroni veten duke selektuar dhe të merrni atë që meritoni më të mirën nga jeta, zgjidhni atë që krijoni e gjeni vetë, jo atë që ju imponohet. Çfarë kemi në dorë t’a realizojmë, dhe jo të jemi një shoqëri manipulative. Kini respekt për veten dhe respektojeni atë. Rreziku vjen jo vetëm nga padituria, por nga mungesa vetëdijes” , shkruante Baçi.

 

Reagimi i Aleksandër Çipës

1Unë jam prind. I kam studentë krijesat e mia. 

Unë jam gazetar dhe e kam bërë plot 25 vjet këtë pune e ushtruar këtë profesion! Kolegë! Nëse keni Zot, hiqini nga publikimi dhe transmetimi sekuencat e rrahjes së gjimnazistit elbasanas nga shokët dhe nj ëshoqe e tij! Hiqini ju lutem! Ç’ farë i shton raportit ajo sekuencë rrahjeje?!!!! Unë jam i drithëruar nga goditjet dhe nga dhuna në grup kundër tij. Jam në gjendje tronditese dhe një shije që po më mban në përjetim dhimbës. Kjo besoj se i ngjet gjithkujt që e sheh atë sekuencë që po publikohet me etje nga gjithkush prej mediave dhe online-ve tona. Me këte raport, ne nuk bëjmë detyrën, por ndihmojmë dhunën dhe shtimin e shijes së keqe të saj.
Hiqini, hiqini ato sekuenca!!!!
Si prind dhe gazetar, Sandri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top