Teste

September 21, 2016 | 8:43

TEST/ A jeni ekzibicionistë?

Dëshironi të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes apo preferoni të rrini “pas kuintave”? Sa e madhe është dëshira për t’u dukur? U përket atyre femrave që bëjnë gjithçka për t’u dukur apo atyre që e vuajnë këtë fakt dhe e kanë shumë problem të jenë nën vëzhgimin e të gjithëve?

Përgjigjuni pyetjeve të këtij testi për të kuptuar se cilës kategori i përkisni…

1. A do të vishnit rroba plazhi shumë të vogla?

a. Po, sigurisht

b. Po, por vetëm nëse janë në modë

c. Jo, preferoj të mos nxjerr më shumë pjesë nga sa duhet

 

2. Sa foto tuajat publikoni në internet?

a. Shumë

b. Vetëm foto të festave apo pushimeve, si të gjithë njerëzit e tjerë

c. Shumë pak, për të mos thënë asnjë

 

3. A ëndërroni shpesh të bëheni e famshme?

a. Po, çdo ditë. Është qëllimi im në jetë

b. Ndonjëherë. Do të ishte gjë shumë e bukur

c. Jo, dëshiroj tjetër gjë për veten time

 

4. Jeni në një festë dhe:

a. Në pak minuta jam në qendër të vëmendjes

b. Mendoj se si t’i përfshij të gjithë pjesëmarrësit në bisedë

c. Flas me të tjerët, kërcej, argëtohem

 

5. Kur jeni në qendër të vëmendjes:

a. Ndihem shumë mirë. E meritoj

b. Jam e kënaqur

c. Jam në siklet të madh

 

6. Ju pëlqen të përballeni me sfidat?

a. Po, por duhet të ketë shumë njerëz që të më shohin kur fitoj

b. Po, më jep kënaqësi kur ia dal mbanë

c. Jo, por nëse është e nevojshme përballem me to

 

7. Kur jeni në tryezë me njerëz që nuk i njihni:

a. Tregoj barsoleta pa fund dhe qesh me shpirt

b. Bisedoj miqësisht, edhe pse nuk i njoh

c. Mundohem të futem në bashkëbisedim. Flas për gatimin apo për motin…

 

8. Nëse njerëzit ju injorojnë:

a. Ndihem e fyer dhe e përbuzur

b. Nuk më intereson edhe aq shumë

c. Nganjëherë është më mirë kështu

 

9. Nëse do të hapnit një blog do të flisnit:

a. Për veten time

b. Për interesat e mia dhe do të postoja edhe foto

c. Për gjërat që më interesojnë, por jo çdo ditë.

 

10. Ju pëlqen të tërhiqni vëmendjen e kalimtarëve me veshje apo aksesorë “të çmendur”?

a. Po, e adhuroj këtë gjë

b. Po, kur jam në qejf

c. Jo, preferoj të mbetem e panjohur për të tjerët

 

Lexoni profilin që ju përket

Më shumë përgjigje A

Ekzibicioniste

Jeni mishërimi i ekzibicionizmit! Çfarëdolloj shfajësimi është i mirë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe nëpër festa në pak minuta shndërroheni në personazhin e mbrëmjes. Adhuroni përdorimin e veshjeve dhe aksesorëve që tërheqin vëmendjen. Kur ju injorojnë, për ju është fundi i botës dhe një ofendim i pamasë.

 

Më shumë përgjigje B

Ju pëlqen t’ju vlerësojnë

Kur jeni në humor të mirë, ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Mendoni se nuk ka asgjë të keqe, sidomos kur jeni duke shpalosur ndonjë vlerë apo kur keni fituar ndonjë sfidë. Ju pëlqen që të tjerët t’ju vlerësojnë dhe e keni shumë bezdi kur ata nuk ju vënë re. Por ndonjëherë ju ndodh që të dëshironi të mbeteni anonime dhe të mos jeni aq e dukshme.

 

Më shumë përgjigje C

Nuk jeni ekzibicioniste

I keni shumë inat njerëzit që duan të bien me çdo kusht në sy. Sipas jush, ata janë njerëz shumë të zhurmshëm dhe të bezdisshëm. Serioziteti dhe anonimati për ju janë cilësitë më të vyera dhe e urreni të jeni në qendër të vëmendjes, pasi ndiheni jashtëzakonisht në siklet. Për ju, punët më të rëndësishme dhe thelbësore i bëjnë gjithmonë njerëzit që rrinë “pas kuintave”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top