Mirëqenie

September 15, 2018 | 8:15

Alkooli zgjidh gjuhën, shkenca: nëse pi alkool, do të flasësh shumë mirë në një tjetër gjuhë

E dinë të gjithë ata që e kanë provuar. Disa gllënjka me birrë, ose verë, janë një ndihmë e madhe për të thyer akullin në një gjuhë të huaj. Gjëja më e rëndësishme është që të mos e teprosh.

birraNuk mjaftonte vetëm përvoja, por tani edhe kërkimet shkencore e konfirmojnë një fakt të tillë: kur jeni pak i pirë, flisni më mirë një gjuhë të huaj. Studimi i bërë nga dy universitete anglo-saksone për saktësi ata të Liverpoolit dhe Kolegji Kolegji King në Londër, që së bashku me atë të Mastrihtit, u përqendruan në performancën gjuhësore të 50 gjermanëve të rinj që studiojnë në Holandë, të cilët kanë pak kohë që kanë nisur të flasin gjuhën holandeze.

E kështu, një grupi iu dha pije alkoolike, dhe tjetrit pije pa alkool. Pastaj të dy grupet u kërkuan të marrin pjesë në një bisedë në gjuhën holandeze brenda pesë minutave. Alkooli i administruar u kalibrua duke marrë parasysh peshën dhe lartësinë e secilit prej subjekteve të ekzaminuara.

Bisedat u regjistruan të gjitha dhe më pas u dërguan në gjykimin e një holandezi vendas, i cili nuk e dinte nëse subjektet kishin pirë alkool apo jo. E pra: bazuar në gjykimin e padiskutueshëm, ata që pinë alkool folën më mirë, me më shumë rrjedhshmëri dhe zotësi. Por çfarë zbulimi!

Gjithkush e di se alkooli ndihmon për të kapërcyer disa droje të vogla që në shumicën e rasteve, vështirësojnë situatat për ata që duan të shprehin veten në një gjuhë të huaj. Por duhet të kihet parasysh se eksperimenti, më shumë se çdo gjë tjetër, kishte një qëllim konfirmimi.  Dhe, për më tepër, ai ishte i interesuar të kuptonte se sa efektiv ishte alkooli.

Dhe përgjigja është “Jo aq shumë”, thonë shkencëtarët. Nëse e ekzagjeroni, argumentojnë ata, ju merrni efektin e kundërt. Dhe një dhimbje koke të madhe ditën tjetër.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi linkiesta.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top