FB

June 17, 2022 | 8:15

Allodoxaphobia, frika nga opinioni i të tjerëve

 

Përgatiti Blerina Mërtiri, arsimtare

 

Frika e shumë njerëzve është mendimi i të tjerëve. Një ndikim i madh ndodh pas eliminimit të saj, liria… Një nga liritë më të mëdha është të mos të të interesojë se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Ekzistojnë dy lloje njerëzish, ata që të marrin energjinë (shmangi sa të mundesh), dhe ata që të japin energji dhe të mbështesin, qoftë edhe me një buzëqeshje.

00Jeta nuk është për t’i kënaqur të gjithë. Aprovimi apo kundërshtimi i dikujt është thjesht një mendim i cili s’mund të bëhet realiteti yt. Askush nuk ka të drejtë dhe as ka mundësi të të bëjë të ndihesh i vogël dhe i pafuqishëm, vetëm në qoftë se ia jep ti atë mundësi. I vetmi mendim që duhet të të interesojë është mendimi yt.

Varësia nga mendimi i dikujt tjetër zakonisht ndodh tek njerëzit me karakter të dobët. Ndër karakteristikat e një personi të tillë, mund të vërehet paaftësia për të marrë në mënyrë të pavarur ndonjë vendim dhe lehtësisht t’i nënshtrohet ndikimit të të huajve. Një person që ka një varësi të tillë ndikohet absolutisht nga të gjithë rreth tij.

T’i kushtosh vëmendje mendimeve të të tjerëve është e kuptueshme, por edhe deri diku, racionale. Një arsye pse kemi frikë nga opinionet e të tjerëve është sepse vlerësimet negative na japin ndjenjën e të qenit i pavlerë, i paaftë, por nuk do të thotë se është i pashmangshëm.

 

Cilat aspekte ju bëjnë më të prekshëm nga gjykimi i të tjerëve?

Shfaqim vetëbesim të ulët – Një personalitet pak të strukturuar bëhet pjesë e jona.

Bëhemi shumë të ndjeshëm – Sot, të gjithë jemi njerëz publikë pasi të gjithë kemi një profil në rrjetet sociale ose dhe marrim pjesë në grupe shoqërore. Çdo gjë që ne aty shfaqim mendimet, përvojat, fotot, kujtimet…, kanë nevojë për vëmendje të veçantë. Ne i shohim, i rishohim, derisa vendosim se “cilat na përfaqësojnë më mirë”. Numri i klikimeve, pëlqimeve dhe ndjekësve, na jep një ide të përgjithshme nëse të tjerët na pëlqejnë apo jo. Nëse njerëzit kthehen për të na riparë, për të na ridëgjuar, ne ndihemi më mirë, gjithashtu na nxit të ndryshojmë aq shumë.

 

Po nëse të tjerët nuk na pëlqejnë aq sa duhet?

Për këtë duhet të mendojmë mjaftueshëm dhe vazhdimisht, pasi kostoja është shumë e lartë. Individi rrezikon të humbasë veten dhe shoqëria rrezikon të humbasë individin. Gjithsesi secili duhet të shfaqet me mënyrën e vet duke patur parasysh:

•Mos prano zgjidhje vetëm sepse ke frikë se çfarë do të mendojnë të tjerët.

•Mos i lejo mendjet e vogla të të bindin se ëndrrat e tua janë të vështira për t’i arritur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top