Që na duan, pranojnë dhe përqafojnë pa kushte. Sakrifikojnë në të gjitha mënyrat vetëm e vetëm që fëmijëve të tyre mos t’i mungojë asgjë dhe që fëmijët e tyre të jenë më të mirë se ato.

Almira Llausha
Psikologe keshillimi
Terapiste EMDR, ABA, Art.
Specialiste për Mbrojtjen e Fëmijëve
Janë të forta pavarësish dinamikave dhe sfidave që i ka vendosur jeta.
Që janë përkujdesëse në mënyrën dhe mundësinë e tyre.
Që me besim, shpresë dhe dashuri mund t’ia kenë dalë ballë çdo vështirësie që mund të kenë hasur.
Që kanë punuar fort mbi vetëvlerësimin dhe potencialet e tyre për t’ia dalë mbanë çdo “stuhie” që mund t’i ketë “përplasur” jeta.
Që u kanë mësuar dhe edukuar fëmijëve të tyre se si të jenë luftëtarë në jetë.
Që në rrugëtimin e jetës janë përballur edhe me vështirësinë më të keqe, e që janë treguar kurajoze bashkë me frikërat e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.