Aktualitet

February 9, 2023 | 10:14

Andrea Toska, 12-vjeçari që ka krijuar aplikacionin pa pagesë të bazuar në inteligjencën artificiale

Chat GPT është risia më e fundit e inteligjencës artificiale e cila mund të grumbullojë informacion në kohë reale dhe ta përpunojë atë sipas kërkesave të përdoruesit. 12-vjeçari i apasionuar pas teknologjisë, Andrea Toska ka krijuar në fillim të muajit Janar një aplikacion të lidhur me ChatGPT i cili është falas.

I ftuar tek emisioni “Rudina” Andrea shpjegon imtësisht si funksionon aplikacioni i tij.

Pyetje: Si e ka emrin aplikacioni yt?

Andrea Toska: IChatBot 3. Ia kam vënë emrin kështu sepse nëse ia vë me GPT ose ChatGPT do më çojnë në gjyq.

Pyetje:  Sigurisht nuk do të të lejonin, do ta bllokonin menjëherë kurse kështu ti ke të drejta të plota. Është i aprovuar nga Apple?

Andrea Toska: Është në proces.

Pyetje: Ti e ke me pagesë?

Andrea Toska: Jo, falas. E gjitha falas.

Pyetje: Pse e bëre ti këtë gjë?

Andrea Toska: E bëra falas sepse unë thashë që njerëzit, shumë njerëz e përdorin këtë ChatGPT aq shumë sa gjysmën e kohës uebsajti nuk të lejon ta përdorësh se ka shumë njerëz.

Pyetje: Edhe të regjistrohesh thotë kapacitetet janë plot dhe do ju lajmërojmë.

Andrea Toska: Dhe para nja 4 javësh nuk lejohej ChatGPT në shqipëri. Para nja dy javësh u bë.

Brenton Bënja: Sot po, ti mund të regjistrohesh edhe me një numër shqiptar sepse më përpara nuk mund ta bëje. Sigurisht nëse ti përdor shërbimin falas ke disa probleme herë pas here, mbingarkohet rrjeti dhe nuk merr disa përgjigje në kohë reale dhe për këtë gjë edhe Open AI ka bërë disa shërbime të cilat janë me pagesë.

Andrea Toska: Po, ka bërë këtë ChatGPT Pro. Nuk ka asnjë diferencë me ChatGPT, por është më e shpejtë dhe ka më shumë përditësime modeli më shpesh.

 

 

 

 

/Panorama.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top