Në fokus

September 9, 2020 | 8:02

Andrew Kemp: “Kujdes nga xhelët dezinfektues, ato mund t’u japin jetë superbakterëve që janë të aftë të shfarosin njerëzimin”

Këto ditë, asgjë nuk duket se i tremb njerëzit më shumë sesa koronavirusi (SARS-CoV-2). Vetëm në më pak se 8 muaj, ky mikroorganizëm infektoi 25,293,685 njerëz, duke shkaktuar vdekjen e 847,438 njerëzve. Një vaksinë e aftë të na mbrojë nga efektet e sëmundjes nuk ekziston: e vetmja gjë që mund të bëhet për të ruajtur shëndetin tonë dhe të të dashurve tanë është të respektojmë rregullat më themelore të higjienës.

Midis këtyre, tashmë të gjithë kemi mësuar të ruajmë distancën ndërpersonale (e cila mund të ndryshojë nga 1 në 2 metra, në varësi të faktit nëse po ecni ose po bëni ndonjë aktivitet fizik), përdorimin e maskës në vende të mbushura me njerëz ose në ambiente të mbyllura dhe pastrim të vazhdueshëm të duarve. Kohët e fundit është hapur një debat mbi këtë aspekt të fundit.

A jemi të sigurt që përdorimi intensiv i dezinfektuesve është i dobishëm për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të atyre që na rrethojnë? Kësaj pyetjeje iu përgjigj Profesor Andrew Kemp, kreu i komitetit shkencor të Institutit Britanik të Shkencës së Pastrimit. “Përdorimi i tepërt i xhelave dezinfektues – theksoi eksperti – do t’i lejojë bakteret të mësojnë të mbijetojnë” dhe në atë pikë, i gjithë planeti do të duhet të përballet me një situatë jo normale. Duke u nisur nga fakti që asnjë dezinfektues nuk është në gjendje të asgjësojë 100% të baktereve të pranishme në duart tona, dhe duke ditur që të mbijetuarit nga dezinfektimet e shumta do të jenë gjithnjë e më rezistentë me kalimin e kohës, njerëzimi do të duhet të përgatitet për përballjen me super baktere që janë potencialisht shumë më vdekjeprurëse sesa vetë SARS-CoV-2.

Kërkimi, i botuar në faqet e Revistës Amerikane të Shkencës dhe Kërkimit Biologjik, duhet të shkaktojë shqetësim për zyrtarë të ndryshëm të shëndetit publik. Por ka nga ata që pyesin se cila do të ishte zgjidhja… Për profesorin Kemp, e vetmja rrugë është ajo e larjes së shpeshtë, por vetëm me ujë. “Xhelët e duarve – thekson ekspertin – duhet të përdoren vetëm si një mundësi e fundit dhe si një masë e përkohshme afatshkurtër ose nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm. Pretendimet se xheli i duarve vret 99.9% të baktereve janë mashtruese. Unë nuk jam në dijeni të ndonjë pastruesi dore që është testuar kundër të gjitha llojeve të baktereve. Ajo që ata në të vërtetë nënkuptojnë është se ata vrasin 99.9% të specieve bakteriale kundër të cilave është testuar.

Aktualisht nuk ka prova të botuara që xheli apo alkooli vranë vetë Covid-19. Edhe nëse ata do të vrisnin 99.9% të të gjitha baktereve, mund të ketë më shumë se një milion baktere në duart tuaja në çdo kohë, duke lënë 10,000 gjallë. Kërkimet e fundit tregojnë se bakteret që nuk vriten nga xheli dezinfektues dhe alkooli janë patogjenë shumë të rrezikshëm dhe mund të shumohen. Kjo do të thotë që përdorimi i përditshëm i xhelit përfundimisht mund të na shkaktojë më shumë dëm sesa dobi”.

Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë duket se mbështet pjesërisht studimin e Kemp, aq sa, në rekomandimet e saj ajo rithekson rëndësinë e larjes së duarve rregullisht, por “me ujë dhe sapun”. Përdorimi i xhelit, nga ana tjetër, duhet të reduktohet në mënyrë drastike dhe është i lejueshëm vetëm kur “nuk keni mundësi për ujë dhe sapun.” Komuniteti shkencor, megjithatë, duket i ndarë. Shumë studiues argumentojnë se alkooli nuk është ndër substancat në të cilën bakteret mund të përshtaten. Megjithatë, ka prova shkencore që do të vërtetonin të kundërtën. “Ne biem në kontakt me bakteret dhe viruset çdo ditë të jetës sonë – përfundoi Kemp – sistemi ynë imunitar i lufton ato, kështu që në një pjesë të madhe të rasteve as që nuk e kuptojmë”.

 

 

Burimi / https://notizie.tiscali.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top