FB

March 1, 2024 | 16:15

Anemia / Dr. Genta Dedej: Mjekimi intravenoz në aneminë ferriprive në Klinikën Vera-Virhov

Anemia nga mungesa e hekurit është një pandemi globale, që e hasim edhe në moshat e vogla. Trajtimi intravenoz me hekur për të sëmurët me anemi pranë Klinikës Vera-Virhov ofrohet për të gjithë pacientët sipas një protokolli të mirëpërcaktuar nga hematologu, analizat laboratorike dhe monitorimi nga një staf i kualifikuar. Anemia Ferriprive zhvillohet gradualisht, ku shkaku më kryesor është hemorragjia menstruale, duke i varfëruar depot me hekur, derisa situata transformohet në sëmundje.

ggg

Dr. Genta Dedej

 

Anemia për shkak të mungesës së hekurit mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje, lodhje, ekstrasistola, dhimbje koke, çrregullime të humorit, çrregullime të gjumit, zhurmë në veshë, ulje të imunitetit, rënie të flokëve dhe dobësim të thonjve. Anemia mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës së pacientit dhe të çojë deri në paaftësi. Ankesat mund të fillojnë që në moshë të vogël, duke prekur më shumë femrat dhe rëndohet sidomos në fillimin e ciklit menstrual që në moshë të hershme fëminore. Por anemia prek edhe fëmijët e vegjël në vitet e para të jetës, kur prishet balanca midis rritjes fizike dhe dozës ditore ushqimore të hekurit. Më pas, shkaqe të tjera të anemisë janë hemorragjitë gastrointensinale si: ulcera e stomakut, kanceri, hemorroidet dhe diarreja kronike, etj,.

Mjekimi bëhet me hekur oral tlhe intravenoz. Trajtimi i anemisë është përgjegjësi e një hematologu ose e mjekut të familjes dhe terapia me hekur oral është një formë e zakonshme trajtimi që mund të vazhdojë për javë ose muaj. Efektet anësore të terapisë me hekur oral mund të përfshijnë: dhimbje stomaku, kapsllëk ose diarre, neveri dhe përkeqësim të shijes së ushqimit dhe feçe të zeza. rikuperimi i rezervave të hekurit nëpërmjet terapisë orale është i ngadaltë dhe minimal, duke bërë që shumë pacientë të rritur dhe fëmijë ta ndërpresin trajtimin, duke përkeqësuar aneminë e tyre.

anemia

Kur terapia orale dështon ose nuk është e mundur për shkak të efekteve anësore që shkakton, rekomandohet terapi venoze me hekur. Terapia venoze është një procedurë e sigurtë që kryhet nën mbikëqyrjen mjekësore dhe mund të mbushë shpejt rezervat e hekurit, duke çuar në shërim të shpejtë nga anemia. Megjithatë, terapia venoze duhet të përdoret vetëm në situata specifike dhe pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për shenjat fillestare të anemisë dhe të kontrollojnë rregullisht hemoglobinën dhe depot e hekurit, me qëllim që të mos krijojnë mbidoza të rënda të hekurit në organizëm gjatë mjekimit. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm janë thelbësore në menaxhimin e anemisë dhe parandalimin e komplikimeve afatgjata.

Testet laboratorike për aneminë përfshijnë analizat e gjakut dhe teste si Ferritine / Sideremia / TIB / Transferrine etj. Strishoja e gjakut në mikroskop nga mjeku i laboratorit mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar aneminë dhe quhet standardi i artë i diagnozës për aneminë në rastet e anemive “të fshehura”, ose të kompensuara.

Në klinikën Vera-Virhov ofrohet terapi intravenoze me hekur për të gjitha moshat. Protokolli ynë përfshin konsultën me hematologun, analizat laboratorike dhe terapinë e cila aplikohet dhe monitorohet nga një staf me mjaft eksperiencë dhe profesional.

 

Adresa: Klinika Mjekësore Vera-Virhov
Rruga: “IslAa Alla, Tiranë
Cel: 0686064 320   –   Tel: 
04-222 6441

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top