Në fokus

December 21, 2020 | 8:06

Angli, mutacion i ri i Covid jashtë kontrollit. Përhapet më shpejt por duket se nuk bën më shumë dëm

Autoritetet britanike kanë specifikuar se një mutacion i ri i coronavirusit po përhapet me shpejtësi në Angli, por ende nuk është ende e qartë nëse ky virus është më vdekjeprurës. Londra vihet kështu përsëri në bllokim.

Britania e Madhe ka informuar OBSH se varianti i ri i koronavirusit i ndjekur në jug-lindje të vendit mund të qarkullojë më shpejt, duke specifikuar se nuk është ende e qartë nëse është më vdekjeprurës. Mutacioni i ri u zbulua gjithashtu në Holandë, Danimarkë dhe Australi. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, varianti është “jashtë kontrollit”.

1

Italia, si vendi më i prekur pas SHBA-ve ka pezulluar udhëtimet ajrore me Anglinë, ndërsa në një komunikim mediatik, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se “ky variant nuk duket se bën më shumë dëm sesa varianti i mëparshëm, por fakti që mund të përhapet më shpejt çon në më shumë infeksione. E gjithë kjo i bën edhe më të rëndësishme masat paraprake të marra ditët e fundit”.

Sipas tij: “Vaksina mund të funksionojë edhe në mutacionin e ri”.

Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca gjithashtu pezullojnë fluturimet.

Londra në bllokim

Lindja dhe Jug-Lindja e Anglisë janë përsëri në bllokim. Kryeministri britanik Boris Johnson e njoftoi këtë të shtunën në një konferencë shtypi, të angazhuar për të ndaluar një valë infeksionesh që i atribuohen një varianti të ri të Covid-19. “Nuk ka indikacione nëse është më vdekjeprurës, që shkakton një formë më të rëndë të sëmundjes apo që ul efektivitetin e vaksinave”, shtoi ai.

Sipas Maria Van Kerkhove, eksperte në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, “sa më shumë përhapet virusi, aq më shumë shanse ka të mutohet”. Sipas shkencëtarëve, varianti i ri viral filloi në Jug-Lindjen e Anglisë ose Londrës. Sekuencimi i gjenomit të këtij varianti do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë virusin dhe mënyrën e përhapjes së tij.

OBSH: “Varianti i virusit mund të ndikojë në metodat diagnostike”

“Informacioni paraprak” për variantin Covid sugjeron që “mund të ndikojë gjithashtu në efektivitetin e disa metodave diagnostike”, përveç faktit se “mund të jetë më ngjitës”. Kjo u shpjegua nga një zëdhënës i OBSH-së në Evropë, megjithatë sqaroi se për momentin nuk ka “asnjë provë të një ndryshimi në ashpërsinë e sëmundjes”.

SHBA: “Nuk ka ende asnjë arsye për alarm për momentin mbi variantin Covid. Kjo është ajo që u shpreh nga Brett Giroir, asistent i Sekretarit Amerikan të Shëndetësisë, në një intervistë me Abc.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Tgcom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top