Mirëqenie

August 12, 2017 | 14:00

Anila Çela, fanatikja e flokëve të saj!

Nga Orjona Tresa

Midis pasqyrës ku i jep pamje figurës, dhe ekranit që pasqyron imazhin e saj, ajo shfaqet gjithnjë hijshëm. Nuk ‘luan’ asnjëherë me dukjen e saj. Preferon natyrshmërinë dhe lirshmërinë. Që herët madje, kur nisi rrugëtimin e saj, që sot shënon disa vjen në televizion, ajo është fiksuar si vajza bionde, me një lëkurë të pastër dhe e ëmbël në komunikimin me të tjerët.

anila-cela

Anila Çela, prezantuese e Ora 5PM në Vizion Plus

Anila Çela, prezantuesja “Ora 5PM” në Vizion Plus, ka mbetur po aq fanatike e imazhit të saj. Atë që kur ish e vogël kujdesej me përkushtimin më të madh e ëma e saj. Edhe për të vlen shumë shprehja se “floku është gjysma e bukurisë” e nuk më lë pa përmendur se në fëmijërinë e vet e mban mend veten vetëm me flokë të gjatë apo me model ‘kurriz peshku’. Duke i dhënë rëndësi këtij aspekti fizik, Anila më tregon se kujdeset mjaftueshëm, pa eksperimentuar asnjëherë. Madje preferon disa fije tek-tuk, pa e tepruar në lyerje me bojëra të dëmshme, duke përzgjedhur bimoret. Ajo është besnike e një vetëkontrolli dhe ‘menaxhimi’ le të themi të flokëve dhe imazhit të saj, duke investuar në një figurë televizive të këndshme çdo pasdite. Pëlqen maskat në kushtet e shtëpisë, edhe pse koha është me pikatore. Për ‘fatin e mirë’ se është alergjike, përzgjedhja e kimikateve që vendos në flokë është e mirëmenduar. Kjo e detyron të jetë shumëfish e kujdesshme gjithashtu. Në të kundërt, siç vlerëson Anila, provon maskat në shtëpi me vezë, vaj ulliri dhe limon. Dhe rezultati shndërrohet është mahnitës, në shkëlqim dhe butësi. “Në ndërrimin e stinëve duke qenë se është edhe periudha kritike e flokëve, bëj ampula të posaçme rigjeneruese. Sigurisht maskat mbrojtëse, pasi nuk këshillohet të bëhet larje aq e shpeshtë e flokut sa unë bëj për shkak të punës, ndaj floku im ka nevojë për më shumë trajtim. Përdor sa më pak të jetë e mundur llak modelues. Piastër asnjëherë. Natyrisht që parukierja e Vizion-it, Rajmonda është ajo që sheh dhe kreh flokët e mi, madje më shumë se sa unë dhe është ajo që më thotë nëse flokët janë mirë apo keq, nëse kanë nevojë të priten, lyhen apo ndonjë tjetër shërbim”.

Sipas Anilës…

Në përditshmërinë time konsumoj shumë ujë. Në verë e shtoj sasinë. Në këtë mënyrë bashkë me organizmin e lëkurën hidratoj edhe flokun i cili thahet nga temperaturat e larta. Nuk i lyej asnjëherë flokët gjatë verës pasi ngjyra ime ka tendencën ta thajë edhe më shumë flokun dhe në bashkëpunim me diellin do t’i dëmtonte shumë. Nuk bëj ndonjë shërbim ekstra veror, ndoshta ndonjë maskë në kushte shtëpie duhet ta praktikoj tani që e mendoj. Gjatë pushimeve, përdor shpesh maskën pas larjes për flokë të thatë, ndërsa gjatë plazhit aplikoj mbi flokë vaj flokësh mbrojtës dhe shmang sa mundem kontaktin e flokëve me ujin, kryesisht ujin e pishinave. I mbaj gjithnjë të kapura dhe vendos sistematikisht kapele. Nuk përdor tharjen e flokëve artificiale (pra tharësen) por i le të thahen natyralisht.

Botuar në numrin 74 në revistën “Psikologjia”

Marketing: [email protected] Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / [email protected]

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com