Mirëqenie

August 12, 2017 | 13:00

Artemisa Ozaj, lëkurë e shëndetshme me kremra ushqyese!

Nga Orjona Tresa

Gjithkush mund ta ketë ende në kujtesë imazhin e balerinës syblu. Imcake, me flokë kaçurrelë biondë, natyrë e ëmbël dhe e qeshur, e njohur herët, kur ishte pjesë e trupës në shkollën e  baletit. Sot, pas përvojave televizive, ajo mbështetet fort në dy ‘armë’ të rëndësishme të formimit të saj. Një sociologe me master dhe për pak muaj, një juriste me diplomë. Por angazhimet e saj përgjatë këtyre kohëve janë edhe më shumë se kaq.

Artemisa Ozaj

Artemisa Ozaj

Në hapësirat e saj pritshmëri kanë zënë edhe planet e biznesit. Prej vitesh, bashkë me partnerin e saj, i cili menaxhon një fushë të rëndësishme siç është ajo e bukurisë, Artemisa Ozaj, rrëfen se kjo hapësirë e ka bërë për vete duke mësuar shumë më shumë rreth artit të estetikës dhe kozmetikës. Vitet e fundit edhe ajo i takon pjesës së femrave që tregojnë kujdes për dukjen. “Pas të 25-ve”, rrëfen Artemisa, “nisa të tregoja vëmendje serioze për lëkurën. Fillimisht e nisa me kremra ushqyes, tonifikues, që të mos ma ngarkonin lëkurën. Duke qenë se i fejuari, Olsi, merret me këtë pjesë, më ka orientuar më së shumti me këshilla bazë që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll dhe mbrojtjen e lëkurës. Kremrat që përdor janë profesionalë. Gjatë ditës përdor kremin e linjës “A-Estethic”. Me filtër 15, ai të mbron nga dielli, të hidraton lëkurën”. Jo më shumë se kaq, vlerëson Artemisa, pasi lëkura ka nevojë t’i përthithë ato rrezet e para të diellit, ultraviolet, që janë të ushqyeshme për lëkurën. Asaj që i vë më shumë rëndësi sidomos me ngrohjen e motit, është hidratimi. Kjo sipas Ozajt ndikon në elasticitetin e lëkurës gjatë gjithë kohës. “Unë përdor dhe një krem tjetër që është fondatinë shumë e lehtë. “3D” quhet dhe i përket fjalës së fundit të kozmetikës, me përbërje më së shumti nga ujë. Është i lehtë në aplikim. Në momentin që e vendos nuk duket dhe as nuk e ndjen”. E kjo mesa duket ka efektin e saj. Siç vlerëson Artemisa, kjo lloj përkujdesjeje ndikon shumë dhe në aspektin psikologjik, duke u ndjerë mirë me veten dhe ata që e rrethojnë. E ndërkohë që dhe rrezet e nxehta i janë afruar Tokës, në periudhën e plazhit, Ozaj bëhet besnike e linjës “3D”. “Me të nuk ke nevojë të përdorësh disa kremra. Mjafton me një dhe i plotëson të gjithë. Duke qenë se lëkura ime e bardhë, e ndjeshme ka rrezik nga temperatura e lartë, fillimisht aplikoj kremin me faktor më të lartë dhe zbres në më të paktin, për ta përfituar dhe unë ngjyrën e grurit”.

Botuar në numrin 73 të revistës “Psikologjia”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top