Anila Hetoja / Një muzë e artit modern, krijuese emotive që të mbush shpirtin.
Pas ekspozitave më të fundit, piktorja e njohur vjen në një rrëfim mbresëlënës përtej profilit të një artisteje. E konsideron artin e saj, si ushqimin që natyra ia ka falë pa kushte, dhe guxon duke e transformuar gjithçka të perceptueshme në vepra unike.
Bukuritë e natyrës dhe silueta femërore, familja dhe vazhdimësia, janë frymëzimi i pashtershëm për artisten, i cili ndihet në punimet e saj si piktore dhe interior dizajn.
Anila Hetoja prezantohet shumë më tepër se një artiste. Atë të një gruaje model për shoqërinë, që i pëlqejnë sfidat, që konkurron me kohën veten, që kërkon të lartësojë imazhin e femrës, duke u rritur si në spektrin profesional, ashtu dhe në garën prindërore e të lirisë së gruas.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.