Studim

June 1, 2018 | 14:31

Anoreksia, femrat rrezikohen që në moshën 3 vjeçe

Që prej moshës 3 apo 4 vjeçe, para se të fillojnë shkollën fillore, një në dy vajza fillon të ketë frikë se mos është shumë e shëndoshë apo jo edhe aq e bukur.

Një në tri vajza do të donte të ndryshonte diçka në pamjen e saj. Kjo e dhënë, shqetësuese (sepse mund të hapë portën e shqetësimeve si anoreksia), vjen nga një studim i Universitetit të Floridës Qendrore (SHBA). Studimi mori në shqyrtim 121 vajza të vogla nga mosha tri deri në gjashtë vjeçe.

Mos ndoshta është faji i filmave në televizion? Deri në njëfarë pike po: pasi kanë parë një sërë filmash-test, vajzat kanë preferuar të identifikohen më shumë me një princeshë me trupin e një top modeleje.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top