Këshilla & Arsye

June 1, 2018 | 14:25

Arsyeja pse mbledhjet dhe takimet fikse na ulin produktivitetin

Mbledhjet dhe në përgjithësi të gjitha takimet fikse na bëjnë më pak produktivë. Pse? Ne nuk mund ta shfrytëzojmë si duhet kohën e lirë që kemi në dispozicion para se të fillojmë ose hapësirën midis një angazhimi dhe një tjetri.

Kjo është zbuluar nga një studim i  ‘Ohio State University’s Fisher College of Business’, botuar në Journal of Consumer Research. Në një seri prej tetë eksperimentesh, si në laborator dhe në jetën reale, studiuesit zbuluan se koha e lirë duket më e shkurtër për njerëzit, kur është vendosur në kalendarin e tyre një detyrë ose një takim.

“Ne mendojmë se mund të dalë diçka, që ne mund të kemi nevojë për ndonjë kohë shtesë, edhe kur nuk ka nevojë. Kështu që bëjmë më pak me kohën që na disponon”, thekson Selin Malkoc, bashkautor i studimit.

Në një eksperiment në internet, disa pjesëmarrësve u ishte thënë të imagjinonin një shok që vinte në takim një orë më vonë dhe se gjithçka ishte gati, ndërkohë që nuk kishin as plane për në mbrëmje. Gjithkush u pyet se sa minuta “objektivisht” ata mund të kishin kaluar duke lexuar orën tjetër dhe sa minuta “subjektivisht” mund të kalonin leximin gjatë të njëjtës orë.

Doli në pah se ata që kishin ofruar skenarin e pritjes për një mik mendonin se kishin 40 minuta në dispozicion, krahasuar me 50 nga ata që nuk kishin programe.

Në një test tjetër, të kryer në jetën reale, pjesëmarrësit preferuan të merrnin pjesë në një eksperiment me një kohëzgjatje më të vogël, edhe pse më pak të paguar në orën përpara angazhimit të tyre të planifikuar, ndërsa një e treta, nga 158 studentë, doli në fund se ata që janë në gjendje të bëjnë më shumë aktivitete, nuk kanë në kokë takime të planifikuara.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top